Një të shtunë në fshatin Delaj

Një krahinë 20 kilometra larg Podgoricës, ku historia flet shqip, ku e kaluara e bujshme historike ka lënë gjurmë. Edhe sot kjo trevë banohet qind për qind nga popullsi shqiptare të besimit katolik, duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e bukur shqipe

Gjekë Gjonaj

Mëngjesin e të shtunës, më 2 qershor 2018 , i shoqëruar nga djali im Rajmondi , u nisëm nga Ulqini për në vizitë vendlindjes sime. Pas dy orë vozitjeje mbërritëm në Qafë të Rozdecit. Aty u ndalëm për pak çaste për të përjetuar një pamje krejtësisht ndryshe. Para vetes kemi një vendbanim të lashtë shqiptar të rrethuar nga bukuritë e natyrës , i cili ka një emër, mali i Trieshit. Një krahinë 20 kilometra larg Podgoricës, ku historia flet shqip, ku e kaluara e bujshme historike ka lënë gjurmë. Edhe sot kjo trevë banohet qind për qind nga popullsi shqiptare të besimit katolik, duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e bukur shqipe. E pavarësisht sulmeve të ndryshme trieshjanët kanë treguar gjithmonë rezistencë. Kanë treguar që së bashku mund t’ia dalin mbanë, vetëm të bashkuar! Ajo që sulmuesit nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve trieshjanë.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat