Në vizitë zyrtare Komunës së Plavës

Plavë – Delegacioni katër anëtarësh i Republikës së Turqisë në përbërje: zotërinjtë Fatih Guldal, Ozgur Bazram dhe Tukberg Kiliq dhe zonja Badema Ramoviq, i shoqëruar nga përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, zonja Dragana Golluboviq, të premten më 15 mars 2024, qëndroi në vizitë zyrtare Komunës së Plavës, të cilët në kabinetin e vet i priti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq.
Takimi i nikoqirit mikpritës, kryetarit Canoviq, me mysafirët e lartë nga Turqia mike, dëshmon hap përpara kah avancimi i mundësive arsimore për të rinjtë e Komunës së Plavës.
Gjatë takimit janë theksuar mundësitë për nxënësit e shkollës së mesme që të vazhdojnë arsimimin e vet në akademitë ushtarake në Turqi, duke i përfshirë drejtimet: ushtri tokësore, aviacion, shërbim detar (marinë) dhe në Fakultetin e medicinës (mjekësisë) “Gulhane” në Ankara. Këto opsione ofrojnë raste të mira për të rinjtë plavjanë që të fitojnë arsimim të lartë cilësor, thuhet në komunikatën për opinion dhe media.
Kryetari i Komunës, zotëri Canoviq ka shprehur kënaqësinë për këto nisma (iniciativa) dhe ka theksuar përkushtimin e Komunës së Plavës në përkrahjen e arsimimit të të rinjve, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet relevante në vend dhe në botën e jashtme.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe delegacioni nga Republika e Turqisë, kanë shprehur gatishmëri që të ofrojnë tërë përkrahjen e domosdoshme dhe informatat për mundësim sa më të lehtë të aplikimit dhe integrimit te nxënësve te interesuar të shkollës së mesme në këto programe arsimore.
Para takimit, gjatë ditës së vizitës, është mbajtur prezantimi i delegacionit nga Turqia maturantëve të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat