Plavë – Përfaqësuesit e Drejtorisë për punë inspektive të Malit të Zi, në krye me drejtorin Ilir Harasani, të premten, më 11 mars 2022, vizituan Komunën e Plavës, me ç’rast u takuan me kryetarin e komunës, Nihad Canoviq, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, kryetari Canoviq në fjalën përshëndetëse dhe mirëseardhëse mysafirëve nga Podgorica, ndër të tjera theksoi: “Pjesa e madhe e punëdhënësve me përpikëri i respekton dispozitat e parapara, duke u përpjekur që punën e vet ta udhëheqin në kuadër të normave pozitive ligjore”.
Përfaqësuesit e Drejtorisë për punë inspektive, janë pajtuar me faktin se duke pasur parasysh të dhënën që deri më tani nga kjo komunë janë konstatuar gjithsej dy fletëparaqitje të bazuara në programin “Evropa tani”, si dhe nuk është konfirmuar asnjë parregullsi.
Në takimin dypalësh, bashkëbiseduesit kanë folur dhe debatuar edhe mbi problemet e koncesioneve dhe Drejtorinë e pyejeve, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të inspekcionit të pyjeve dhe të ekonomisë së ujërave në territorin e Komunës së Plavës, në drejtim të çështjeve të rëndësishme të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve kruciale.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka bërë me dije se është arritur marrëveshja që të gjitha llojet e fletëparaqitjeve të cilat arrijnë në adresë të inspekcioneve lokale të Drejtorisë për punë inspektive, të orientohen në adresën e kabinetit të drejtorit, në mënyrë që të njëjtat sa më parë të procedohen dhe problemet me efikasitet sa më të madh të zgjidhen.
Drejtori i Drejtorisë për punë inspektive të Malit të Zi, Ilir Harasani, në fjalën e rastit ka theksuar se është me rëndësi bashkëpunimi kontinuitar dhe i ndërsjellë i vetëqeverisjeve lokale dhe i institucioneve shtetërore në të gjitha nivelet. Ai ka konstatuar se në Drejtorinë në krye të së cilës është, kuptojnë thelbin (esencën) e problemeve me të cilat përballet Komuna e Plavës, duke shtuar në vazhdim se me të gjitha mjetet e mundshme do të punojnë në drejtim të veprimit preventiv në zgjidhjen e të gjitha problemeve, por duke mos e dëmtuar mjedisin jetësor.
Në takimin në fjalë, në emër të Komunës së Plavës, kanë marrë pjesë edhe sekretari i Sekretariatit për punë inspektive, Fazlija – Fako Krciq, dhe shefi i Policisë Komunale, Abidin Musiq, ndërsa në emër të Drejtorisë për punë inspektive kanë qenë të pranishme ndihmësdrejtoreshat e Drejtorisë, dr. Vishnja Orban dhe Ana Vujosheviq.
Sh. Hasangjekaj