Në vizitë zyrtare Komunës së Plavës

Plavë – Komunikimi dhe bashkëpunimi në vazhdimësi në mes të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe Agjencisë për investime, mund të krijojë supozime më cilësore për avancimin e ambientit investues në Komunën e Plavës, është konkluduar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për investime, Mlladen Grgiq, të premten e kaluar.
Kryetari Canoviq ka njoftuar bashkëbiseduesit me planet për periudhën e ardhshme, si dhe me potencialet në fusha të caktuara për të cilat opinioni profesional është i qëndrimit se janë rasti më i madh i Komunës së Plavës në kohën e ardhshme.
Gjatë takimit, janë hapur tema të ndryshme me interes reciprok, dhe janë shkëmbyer mendime përkitazi me projektet potenciale të cilat do të mund të realizohen përmes modelit të partneritetit publik – privat.
Përfaqësuesit e agjencisë në fjalë, posaçërisht janë përqendruar në të gjitha përparësitë të cilat i ofron ligji mbi partneritetin publik – privat, si model më i ri i investimit në Mal të Zi.
Në takimin dypalësh, në emër të Komunës së Plavës kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të komunës, znj, Jasmina Cikotiq dhe drejtori i Drejtorisë për punë publike dhe investime, z. Fuad Feratoviq, ndërsa Agjencionin e sipërpërmendur e kanë përfaqësuar shefja e Shërbimit për punë të përgjithshme, znj. Merlina Toshiq, dhe këshilltarja e pavarur, znj. Angjella Dautoviq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat