Në vizitë zyrtare Komunës së Gucisë

Guci – Ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, Boris Gandel, i shoqëruar nga zëvendësi i ambasadorit, Martin Balco, të premten më 25 gusht 2023, zyrtarisht e vizitoi Komunën e Gucisë.
Mysafirët e lartë nga Republika e Sllovakisë, në kabinetin e vet, i priti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq me bashkëpunëtorët e vet – kryetarin e Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj dhe nënkryetarin e Komunës, Huso Brdakiq.
Gjatë takimit në mënyrë koncize dhe konstruktive është folur mbi bashkëpunimin e Ambasadës së Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi me Komunën e Gucisë, përmes detyrave të nënrenditura projektuese, ku Ambasada mund të financojë projekte të përcaktuara në Guci.
Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, ka falënderuar ambasadorin Gandel dhe zëvendësin e ambasadorit Martin Balco, në vizitë komunës dhe i ka njoftuar në mënyrë analitike dhe kronologjike me resurset, potencialet dhe planet zhvillimore të komunës.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat