Në vizitë njëditore pune Komunëssë Gucisë

Guci – Të enjten, më 25 maj 2023, kryetarja e Komunës së Gucisëm Anella Çekiq, e shoqëruar nga sekretarja e Sekretariatit për planifikim hapësinor, pasuri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj dhe drejtori i Drejtorisë për rregullim hapësinor dhe investime, Shemso Jaroviq, në rezidencën e vet është takuar me arkitektin kryesor shtetëror, Vlladan Stevoviq dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në këtë komunë qëndruan në vizitë njëditore pune.
Palët në takim në mënyrë koncize dhe konstruktive kanë biseduar mbi hartimin dhe koncipimin e qarqeve politike, strategjive, projekteve dhe programeve, me qëllim të avancimit të cilësisë së hapësirës së rregulluar në Komunën e Gucisë, me fokus te posaçëm në zhvillimin e arkitekturës, si dhe valorizimin e Krojeve të Ali Pashës, jo larg Gucisë.
Pas takimit, palët e bashkëbisedimit kanë vizituar Krojet e Ali Pashës, me ç’rast është dakorduar dinamika e shpalljes së konkursit ndërkombëtar për zgjidhjen më të mirë të hartimit të projektit për rregullimin e Krojeve të Ali Pashës, i cili pritet shumë shpejt, e në të cilin do të kenë rast të konkurrojnë të gjitha firmat e interesuara projektuese brenda dhe jashtë shtetit.
Fokus i Komunës së Gucisë është zhvillimi dhe valorizimi i të gjitha potencialeve turistike në hapësirën e saj, thuhet në komunikatën e Shërbimit për informata dhe media të komunës.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat