Në vizitë Komunës së Plavës

Plavë – Në takimin me ministrin e Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Mr. Marash Dukaj, i cili më 5 gusht 2022, vizitoi Komunën e Plavës, pikërisht në ditën kur u shënua Dita e Komunës së Gucisë, pjesëmarrës i së cilës ishte, kryetari i komunës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit theksoi se vetëqeverisja lokale e Plavës në vazhdimësi përpiqet që përmes hyrjes së hapur dhe orientimit në bashkëpunim me qytetarët, avancon efikasitetin e vet, por edhe në atë mënyrë nxiton funksionimin e të gjithë shërbyesve.
“Komuna e Plavës, bën përpjekje që të jetë shërbyes i vërtetë i qytetarëve, andaj me kujdes përngjon nevojat e tyre, përfillë vërejtjet dhe përpiqet t’u del në takim kërkesave të tyre, duke treguar me këtë në rëndësinë e aktivizimit dhe pjesëmarrjes, por edhe kontributin në rritjen e transparencës të punës të organeve të vetëqeverisjes lokale”, ka thënë Canoviq.
Kryetari Canoviq, ka përshëndetur vizitën e ministrit të Administratës Publike, të cilin e ka njoftuar me projektet aktuale zhvillimore, si dhe me planet dhe aktivitetet e ardhshme, si dhe ka veçuar nevojën që Qeveria t’u orientoi më shumë para komunave në veri të shtetit. Sipas fjalëve të kryetarit Canoviq, është e domosdoshme dhënia e impulsit shtesë e investimeve kapitale dhe në atë kontekst të konkretizohet rrëfimi dhe aktiviteti, kur është në pyetje projekti i aksit të rrugës ndërshtetërore Plavë-Deçan.
Ministri Dukaj ka theksuar përkushtimin e ministrisë, procesit të decentralizimit dhe fuqizimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi, por edhe reformës së administratës publike, në qëllim të krijimit të administratës më efikase dhe më ekonomike të orientuar drejt qytetarëve.
Gjatë takimit dypalësh, është bërë fjalë edhe mbi funksionimin e komunës, modaliteteve për avancim të bashkëpunimit me ministrinë dikasteriale, si dhe për tema të tjera nga fusha e administratës publike në nivel lokal.
Në takim, në emër të Komunës së Plavës, kanë marrë pjesë sekretari për Administratë lokale, Sadam Llukoviq, dhe ndihmësi i tij, Ibër Hoti.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat