Guci – Komuna e Gucisë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, me të cilën është e binjakëzuar, realizon projektin “Trashëgimia kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”, i cili është lejuar në kuadër të thirrjes (ftesës) tejkufitare Mali i Zi – Kosova. Këtë projekt e financon bashkësia evropiane e cila do të sigurojë 357.884,31 euro, që është 85% e pjesëmarrjes, kurse 15% të tjera të kontributit, do t’i sigurojnë komunat e Gucisë dhe të Pejës.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e vëllimit, cilësisë dhe dukshmërisë së ofertës turistike, kur është në pyetje valorizimi i trashëgimisë kulturore, derisa qëllimi specifik i projektit është avancimi i turizmit kulturor të rajonit tejkufitar të Bjeshkëve të Nemuna.
Ekipi projektues i Komunës së Gucisë, më 28 shkurt 2022, ka organizuar seminarin, në të cilin kanë marrë pjesë më se 15 pjesëmarrës të sektorit turistik. Qëllimi i seminarit ka qenë që të tregojë në rëndësinë e promovimit të potencialeve turistike përmes trashëgimisë së begatë kulturore të Komunës së Gucisë, si të asaj materiale, po ashtu edhe jo materiale, ndërsa pjesëmarrësit kanë pasur rast që të njoftohen edhe me përvojat më të mira nga rrethina, kur është në pyetje sektori i turizmit kulturor.
Gjatë pjesës së dytë të seminarit, i cili është i planifikuar për muajin mars 2022, pjesëmarrësve do t’u shoqërohen partnerët nga Peja, me qëllim që të definojnë fushën e bashkëpunimit dhe produktet e përbashkëta turistike të këtyre dy rajoneve. Trajnimet (ushtrimet), i zbaton pronarja e Agjencisë turistike Montenegro Adventures, znj. Sllavica Vukçeviq, e cila përmes punës shumëvjeçare në sektorin e turizmit ka përfituar përvojë të rëndësishme në planifikimin dhe zbatimin e trajnimeve.
Komuna e Gucisë, në përbërje të këtij projekti në periudhën e kaluar, ka realizuar një vistër aktivitetesh të tjera të rëndësishme, duke kyçur blerjen e audio dhe tour rrugërrëfyesve, displejit interaktiv, ndërtimin e info punktit në hyrje të Gucisë, ku turistët do të mund të marrin të gjitha informatat lidhur me ofertën turistike të Gucisë. Në periudhën e ardhshme do të vendosen sinjalizimi dhe mobiliari gjatë tërë rrugës kulturore e cila lidhë 19 pika, e janë planifikuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera promovuese, të cilat do të realizohen gjatë verës së këtij viti.
Realizimi i këtij projekti, do të zgjasë deri në muajin shtator 2022.
Sh. Hasangjekaj