Ndriçim historik i së kaluarës, jetës dhe veprimit të shqiptarëve në Mal të Zi

“Interesimi im për ndriçimin e ngjarjeve me rëndësi në historinë e popullit shqiptar, e ka zanafillën që në shkollën e mesme, pasi i takoi gjeneratës e cila përjetoi padrejtësitë ndaj shqiptarëve të kohës së para Plenumit të Brioneve, pas së cilës Kosova dhe shqiptarët filluan të merrnin frymë më lirshëm. Më vonë, duke kaluar nëpër rrugët e jetës dhe rrjedhat e saj, përjetova pothuaj të gjitha ato egërsi dhe padrejtësi të llojllojshme të pushtetit të shtetit ku jetoja, të cilat në një formë të tillë apo më të ashpër e kishin kaluar dhe përjetuar edhe paraardhësit e mi. Pastaj duke punuar, e sadopak i kyçur në rrjedhat politike, e duke qenë me profesion jurist, përjetova drejtpërdrejt të drejtat e mohuara dhe padrejtësitë që në vazhdimësi përjetoi dhe akoma po i përjeton, populli shqiptar në Mal të Zi, edhe më shumë m’u rrit dëshira që të hulumtoj të kaluarën tonë historike…”, shprehet në parathënien e librit të vet me titull “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” juristi dhe studiuesi nga Boboshti i Krajës, Hajrullah Hajdari.
Librin në fjalë, redaktor i të cilit është Dr. Nail Draga, recensent Prof. As. Dr. Ilir Berhani, lektore Sanije Hajdari dhe redaktor teknik e artistik Qazim Muja, e botoi SHAI “Art Club” nga Ulqini në vitin 2016. U shtyp në Shtypshkronjën IVPE në Cetinë dhe përbëhet nga 728 faqe.  Shaban Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat