Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim të enjtën më 10 tetor 2022, kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetarin e Kuvendit të Komunës, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin e Komunës, Ivan Ivanaj.
Në kumtesën për media të Komunës së Tuzit, njoftohet se gjatë këtij takimi, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj bisedoi për mundësitë e thellimit dhe bashkëpunimit institucional, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Malin e Zi.
“Bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës kemi shqyrtuar mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në fushat e kulturës dhe të arsimit, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, u shprej Gjeloshaj, thuhet në këtë njoftim.
t. u.