Mirënjohje për nxënësit dhe mësimdhënësen Zyra Mehani

Nxënësit u vlerësuan me mirënjohje për paraqitjen e tyre të denjë në këtë aktivitet, ku prezantuan me shumë entuziazëm lojëra popullore, këngë, valle dhe veshje tradicionale nga zona e Anës së Malit dhe Ulqinit, duke krijuar një atmosferë të pasur dhe me shumë energji pozitive. Po ashtu një mirënjohje e veçantë iu dha mësueses kujdestare Zyra Mehani, për përgatitjen dhe përkushtimin e saj në organizimin e nxënësve

Nxënësit e klasës IV të shkollës fillore “Bedri Elezaga” – paralelja e ndarë në Krythë morën pjesë në edicionin e 18-të të Festivalit “Lojëra Popullore Fest”, që u zhvillua në Shkodër, të shtunën, më 27 shtator 2025.
Ata u vlerësuan me mirënjohje për paraqitjen e tyre të denjë në këtë aktivitet, ku prezantuan me shumë entuziazëm lojëra popullore, këngë, valle dhe veshje tradicionale nga zona e Anës së Malit dhe Ulqinit, duke krijuar një atmosferë të pasur dhe me shumë energji pozitive.
Po ashtu një mirënjohje e veçantë iu dha mësueses kujdestare Zyra Mehani, për përgatitjen dhe përkushtimin e saj në organizimin e nxënësve.
Festivali “Lojëra Popullore Fest”, që organizohet nga organizata “The Door Albania”, ofron një mundësi të shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e lidhjeve mes brezave të rinj. Kjo përvojë ishte një mundësi e çmuar për nxënësit, jo vetëm për të treguar talentin dhe punën e tyre, por edhe për të njohur kultura dhe tradita nga vende të tjera pjesëmarrëse.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat