Miratohet Vendimii vëllazërimit mekomunën Bartinnë Turqi

Plavë – Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës në vitin 2025, e mbajtur të hënën e kaluar, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, në të cilën ishin të pranishëm 25 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, u miratuan një vistër propozim vendimesh të punës së organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve e ndërmarrjeve publike të kësaj komune.
Ndër vendimet kryesore të miratuara janë Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2025 dhe Propozim Vendimi mbi vëllazërimin e Komunës së Plavës me Komunën Bartin të Republikës së Turqisë.
Para fillimit të seancës, këshilltarët e pranishëm (25 sish) njëzëri miratuan procesverbalin nga seanca e dytë e rregullt, e mbajtur më 10 korrik 2025, si dhe rendin e propozuar të ditës prej tetë pikash me 18 vota “për” dhe 4 “kundër”, pa plotësime dhe ndryshime.
Seanca filloi me shqyrtimin e Propozim Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2025.
Lidhur me këtë pikë, sekretari i Sekretariatit për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Sulejman Deshiq, theksoi se me Propozim Vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi Buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2025, buxheti i Komunës së Plavës është i planifikuar në shumën 7.4 milionë euro, i ndarë në shpenzime rrjedhëse në shumën 3.812.100,00 euro, shpenzime kapitale në shumën 2.976.350,00 euro, pagesën e borxheve 561.550,00 euro dhe në rezervat në shumën 50.000,00 euro, duke nënvizuar se ai është vërtet zhvillimor dhe investues.
Në shqyrtimin e kësaj pike të rendit të ditës mori pjesë vetëm një këshilltar i pranishëm (Boris Turkoviq), ndërsa para miratimit të saj, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq theksoi se krahasuar me Vendimin mbi buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2025, me ribalanc buxheti i propozuar është më i madh për 400 mijë euro ose për 5.71% dhe se vërtet është zhvillimor dhe garanton se do të realizohet siç është planifikuar.
Me votim të hapur, Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2025 u miratua me 19 vota “për” dhe 5 “kundër”.
Vendimi mbi vëllazërimin e Komunës së Plavës me Komunën Bartin të Republikës së Turqisë, i propozuar dhe argumentuar nga kryetari i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, u miratua njëzëri nga 25 këshilltarët e pranishëm.
Edhe disa propozim vendime të tjera, që ishin në rendin e ditës, u miratuan me shumicë votash “për” ose “njëzëri”.
Në fund të punës dyorëshe, sa zgjati seanca, këshilltarët u njoftuan me dy informata: Mbi furnizimin me ujë të vendbanimeve të komunës së Plavës në vitin 2024 dhe mbi kultivimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pyjeve në trevën e komunës së Plavës për vitin 2024.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat