Miratohet buxheti i komunës për vitin 2018

Shuma totale e buxhetit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti është definuar në shumën prej 2 milionë e 390 mijë e 800 euro të ndara në: mjetet për shpenzime operative në shumën 898 mijë e 700 euro; mjetet për shpenzimet kapitale në shumën 1 milion e 390 mijë euro; mjetet për transferta të partive politike në shumën 90 mijë euro; mjetet për pagesën e obligimeve në shumën 17 mijë e 100 euro dhe mjetet rezervë në shumën 5 mijë euro

Tuz- Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e pestë me radhë në të cilën këshilltarët debatuan për shtatë pika të rëndit të ditës ku si pikë e parë e vlerësuar si më me peshë, është renditur propozimi i vendimit për buxhetin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018.
Para fillimit të seancës, këshilltari i ASH-së Gjergj Camaj, kërkoi që kjo seancë të shtyhet për disa ditë, me arsyetimin se materiali i pikave të rëndit të ditës u është sjellë vetëm dy ditë para mbajtjes së seancës, gjë që sipas tij është dashur së paku 10 ose 15 ditë para t’u sillet për të pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar në detaje. Mirëpo, shtyrja e kësaj pike nuk u miratua pasi nuk mori votat e shumicës në votim. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “811” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat