Mësimdhënësit t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe

Tuz – Organizata Joqeveritare, “Fëmijët e Malit të Zi“ ka realizuar para pak ditësh seminarin e radhës për mësimdhënësit e dy shkollave në Tuz, të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”, në të cilin morën pjesë njëzet e gjashtë mësimdhënës nga shkollat përkatëse.
Drejtoresha ekzekutive e kësaj OJQ-je, znj. Sabra Deceviq, në një prononcim të shkurtër për gazetën “Koha Javore”, potencoi rëndësinë e këtyre seminareve, duke thënë se përmes tyre rriten kapacitetet e mësimdhënësve në mënyrë që ata t’u përgjigjen nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe, “nevojat e të cilëve dita-ditës duhen përshtatur, me synim që të përfitohet më e mira për këta fëmijë”, u shpreh Deceviq.
Projektin në fjalë e realizon OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” në bashkëpunim me Komunën e Tuzit. Ky projekt mbështetet përmes programit “OJQ-të në Malin e Zi – nga shërbimet themelore deri tek hartimi i politikave – M’BASE”, të realizuar nga Qendra për Edukimin Qytetar- Centar za Građansko Obrazovanje (CGO), Friedrich Ebert Stftung (FES), OJQ “Politikon Network” dhe OJQ “Qendra për Kërkimin dhe Mbrojtjen e Zogjve (CZIP). Programi financohet nga Bashkimi Evropian.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat