Me defileun nëpër qendër të Tuzit përmbyllën shkollimin e mesëm

Tuz – Maturantët e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, kanë organizuar defileun tashmë tradicional të mbrëmjes së maturës, duke i përmbyllur kështu edhe zyrtarisht katër vite të shkollimit të mesëm.
Kanë qenë plot 110- maturantë të cilët u tubuan në hapësirat e jashtme të komunës së Tuzit, nga ku e kishin dhe pikënisjen e tyre, për të vazhduar më pas përgjatë gjithë rrugës kryesore nëpër qendër të qytezës së Tuzit. Atyre iu printe drejt turmës, drejtoresha e këtij institucioni e cila ndiqej më pas nga qindra maturantë/e, ku çdo klasë shoqërohej edhe nga kujdestari përkatës.
Krahasuar me një vit më parë, numri i ndjekësve të defileut të maturantëve ka qenë shumëfish më i lartë. Qindra njerëz kanë qenë të pozicionuar në të dyja anët e rrugës kryesore, nga ku me shumë duartrokitje, kureshtje dhe entuziazëm ndiqnin çdo çift i cili parakalonte nëpër shesh duke sjellë me vete plot shkëlqim e atmosferë pozitive, të veshur më bukur se kurrë, me kostume dhe fustane shumëngjyrëshe dhe vezulluese të cilat i kishin zgjedhur me shumë kujdes enkas për këtë natë të shënuar për ta. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat