Tuz- Pianistet dyshe, motrat Ana dhe Ida Murtagiq nga Podgorica, kanë shfaqur një koncert të muzikës klasike në QKI “Malësia” në Tuz në prani të një numri të vogël të admiruesve të kësaj rryme muzikore, duke qenë se kjo muzikë ashtu sikurse dhe shumë zhanre të tjera dhe ngjarje të ndryshme kulturore, nuk kanë një traditë në këtë trevë, për të mos thënë mungojnë fare.
Motrat Murtagiq, të cilat janë profesioniste të muzikës klasike, kanë sjellë çaste të këndshme me interpretimin e tyre mjeshtëror dhe virtuoz në piano, duke prezantuar një repertor të pasur nga kompozitorët e njohur vendas dhe të huaj siç janë: K. Slavicky, A. Piazzola, V. Marash, S. Gaçeviq , D. Golemoviq, B. Vlahek dhe B. Çuliq. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore