Mbështetje në shumën 35 mijë euro

Klubit Taekwondo “Besa” iu ndanë 14 mijë e 500 euro, Klubit të Futbollit “Malësia 2010”, 9 mijë e 500 euro, Klubit të Taekwondosë “Alba” dhe Klubit të Futbollit “Tuzi”, nga 4 mijë e 500 euro, dhe Klubit të Xhudos “Tuzi”, 2 mijë euro

Tuz – Komuna e Tuzit ka ndihmuar financiarisht pesë klube sportive që veprojnë në Malësi të cilat në bazë të konkursit publik për vitin 2022, u shpallën fitues.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj para pak ditësh firmosi kontratat me këto klube.
Klubit Taekwondo “Besa” iu ndanë 14 mijë e 500 euro, Klubit të Futbollit “Malësia 2010”, 9 mijë e 500 euro, Klubit të Taekwondosë “Alba” dhe Klubit të Futbollit “Tuzi”, nga 4 mijë e 500 euro, dhe Klubit të Xhudos “Tuzi”, 2 mijë euro.
Në ceremoninë e ndarjes së të këtyre mjeteve financiare, klubet fituese kanë falënderuar Komunën e Tuzit për kujdesin e veçantë që po i jep sportit dhe të rinjve.
Nga ana tjetër, kryetari Nik Gjeloshaj iu dëshiroi suksese klubeve, duke premtuar mbështetje edhe më të madhe në të ardhmen.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat