Masakra e Tivarit – tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4.000 të rinj dhe burra nga Kosova. Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri me përmbledhje kumtesash nga Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua mbi pabesinë ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4.000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e Ushtrisë Jugosllave.
Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.
“Masakra e Tivarit e 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve, që nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidi kundër shqiptarëve, pasi që në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar etnikisht shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë z. Draga.

“Masakra e Tivarit e 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve, që nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidi kundër shqiptarëve, pasi që në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar etnikisht shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë z. Draga

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri me përmbledhje kumtesash “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.
“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar ne lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore, për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkiva të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi z. Draga.

“Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar ne lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore, për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkiva të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi z. Draga

Studiuesi Draga poashtu, vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.
“Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe opinioni publik të njihet me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërdrejt me Qeverinë e Malit të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha z. Draga.
Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë depërtuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë. a.s.

Të fundit

më të lexuarat