Maria

Asllan Bisha

Maria ishte mbesa e Tonin Skutarit. Gjyshi i saj argjendar thonë se e kishte lënë me lot në sy vendlindjen e dashur – Shkodrën. Erdhi me anije në Bokën e Kotorrit në pranverë, kur kishin hapur petalet kamelitë e Bokës. Atë ditë me shirok. Bashi i anijes, u kastua mezi në mole të Kotorrit. Lundrimi nga vendlindja filloi mbarë nëpër Bunë qetë, por kur kaluan Tivarin çoi det, gufoi vala, u rrit, posaçërisht para Grykës se Bokës së Kotorrit. Dallgët u bënë mal. Kapedanit ulqinak i qeshi fytyra kur anija shkeli në Veriga. Brenda gjirit nga dukej Perasti i bardhë, Risani dhe valët u zbutën para , Kotorri i bukur, i lidhur fort me mal me kështjellën, nën mal të Llovqenit Bashi preku molen, ndërsa pasagjerët ishin të lumtur që po shkelnin kalldrëmin. Edhe Toni 25 vjeçar me të shoqen Marie me një arkë druri lara-lara dolën në mole te Kotorrit. Aty afër gjetën hotelin “Mimoza” Ishin të lumtur që vështronin detin një pëllëmbë afër nga ballkoni. Qyteti ishte i rrethuar me male, i strukur buzë detit. Larg kishte mbetur vendlindja. Ajo i trazonte shumë saqë gjumi mezi hyri në dhomën e tyre, edhe pse ishin të lodhur nga lundrimi. Mëngjesi gdhiu e i gjeti në shtrat. Binte një shi i butë pranveror. Toni ishte i mërrolur, gati qante , një mall i marrë iu shfaq papritur dhe seç iu kujtua kënga “Kush i pari bani, more djalë gyrbetin,…e le Shkodrën Tonin?-qortoi vetveten, por s’ ka kthim mbrapa. ,,Do të blesh shtëpi, por s’ do të gjesh shtëpi si do ti, edhe pse qyteti qenka i bukur. Shtëpi dhe dyqan. Je zanatli je,- i fliste Tonini vetes së tij. I priu të shoqes dhe kërkonin mikun e tyre shkodran që banonte diku afër brenda rrugëve zig-zage të qytetit. Ai u gëzua si fëmijë kur e gjeti. U takua me të. Iu duk se po shihte e gjithë Shkodrën sikur se kishte vizituar tashmë vite më parë. U përqafuan. Dhe pasi u ndanë nga përqafimi të dy ishin të përlotur, njëri derdhte lot gëzimi qe po takonte bashkëqytetarin e dikurshëm kurse, Toni ishte i hutuar në qytetin e panjohur të Kotorrit. Dhe së bashku kërkonin shtëpi për të blerë. Këqyrën mbarë Kotorrin brenda. Dhe dolën jashtë qytetit, lanë kapinë. Toninit i ra në sy lumi Shurda dhe shtëpitë buzë Shkurdës.

  • Këtu më pëlqen, – tha gëzueshëm. I dukej vetja e tij sikur të ishte në breg të Bunës. I pëlqeu që lumi lidhej me ura.
    -Kalon lumi shtratin?-, pyeti Toni.
    -Jo, është lumë i shkurtër, vetëm 2oom,-sqaronte shkodrani, i cili gëzohej pa masë, në qytetin e Kotorit do të ketë një njeri të vetin. Sa herë që do ta rëndojë e marr malli për vendlindje, për të folur shqip kishte njeriun e tij. Dhe ashtu me në shpresë vazhduan të këqyrnin me vëmendje… shtëpi në shitje.
    Pas afro 70 metrash dukej tabela: “Shitet shtëpia”.
  • Sa mirë e dallove,-tha ai. U gëzua shumë ngase hetoi se bashkëqytetari po përcaktohej se ku do të jetonte në Kotorr. Shkodranët shkelnin për të parën herë në oborrin në një shtëpi tipike qytetare , me oborr të vogël , por me lule të ndryshme. U përshëndetën. U ulën. E zonja e shtëpisë solli rakinë dhe limonadën. Dhe biseda nisi pasi të tre buret cakrruan gotat pa përkthim, ngase pronari kishte pasur kontakte me shqiptarë dhe e dinte shqipen.
    -Unë e shes shtëpinë, dua të shkoj në Raguzë,-fliste pronari edhe pse më dhimbset shtëpia, ku kalova fëmijërinë rininë e hyra në pleqëri këtu pranë Shkurdës .Në qendër jam, lumi afër e deti afër.
    Dhe pas një ore te dy palët arritën marrëveshje sepse donte ta shiste sa më pare, kurse shkodrani ta kishte shtëpinë e tij, kulmin. Nënshkruan marrëveshjen. Toni dha paratë, ndërsa Shime shiti shtëpinë shkodranit, të cilën e liroi pas tri ditësh. Maria atë javë pati shumë punë për të rregulluar shtëpinë në stilin e saj shkodran. Toni u end dhe kërkoi për të blerë dyqan. Brenda në qytet. ,,Dyqani është më i rëndësishëm se shtëpia,-thoshte shkodrani. Pas pesë javësh Tonin Skutati bleu dhe regjistroi dyqanin. Nisi punën, punoi ditë e natë, u bë argjendari më i mirë i Kotorrit. Duart e djalit bënë unazat më të mira dhe emri i tij u bë i njohur. Ai bëri edhe figura e stoli për kishat e qytetit. Derdhi talentin edhe në argjend saqë kishte porosi shumë nga Raguza, por edhe Venedik. Porositë erdhën edhe nga Vatikani. Dhe pas tridh Tonin Skutari u emërua fisnik. Vajza e tij Maria sapo kishte mbushur 18 vite. U bë një gosti e madhe, Tonini thirri edhe të afërmit e tij nga Shkodra. Kishte mysafirë nga të gjitha anët, fisnikët e Kotorrit, të Raguzës, përfaqësuesit e kishës, por edhe nga Vatikani, sepse Tonin Skutari kishte dhënë një të tretën e pasurisë për kishë. Në ballo erdhën mysafirët e dalluar, por edhe përfaqësuesit nga Viena. Ata kishin filluar ndërtimin, rindërtimin e rrugës për ta lidhur dhe zgjeruar rrugën për Tivat dhe lidhur me Cetinë e dinastinë e Petroviqëve. Dhe në ballo ishte inxhinieri Alberti nga Tirolli. Dhe vendi I nderit I I firmës austrohungareze dhe inxhinierit sikur i ranë në sy Marisë,. Ajo sapo kishte baruar licenë e femrave dhe ishte dalluar për sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ajo s’ kishte pasur as ndonjë dashuriçkë. Ishte e virgjër në trup dhe shpirt. Kishte tiparet e mamasë dhe një edukate të veçantë : ,,jemi ardhacakë .. e kishte porositur e ëma. Duhet të jemi më të mire se vendasit. Tani je bijë fisniku. S’ guxon ta turpërosh ta rrënosh, ta përdhosesh titullin që fitoi babai.Ti do të fejohesh me parinë e Kotorrit, të Raguzës të Romës, Marisë të parën here në jetën e saj i rrahu zemra. Inxhinieri austriak, vallëzoi me një shoqen e saj. E vështroi me xhelozi edhe në vallëzimin. Ajo do të ishte e lumtur sikur ta përzgjidhte inxhinier Alberti.

Të fundit

më të lexuarat