Kohëve të fundit në Mal të Zi është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Mali i Zi renditet i pari në rajon me mbi 1300 të infektuar në 100 mijë banorë. Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave u mbyllën të gjitha objektet hotelerie, restorantet, baret, shkolla dhe u ndërmorën një sërë masash të reja kundër pandemisë.
Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi mori konfirmimin nga laboratori në Berlin të Gjermanisë se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i COVID-19.
“Në qytetin e Ulqinit kemi raste të rritjes së rasteve me infeksion, ku vërehet në rritje e numrit të pacientëve në ambulancat e COVID-19. Jemi dëshmitarë të vizitave të shumta të pacientëve ku vetëm brenda një dite ka pas deri në 150 pacientë që kanë marrë shërbime në këto ambulanca, “ thotë Zonja Hollaj

Situata e rënduar epidemiologjike ka shkaktuar reagime të ashpra tek opozita dhe te një grup qytetarësh, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministres së shëndetësisë për shkak se, siç u shprehën ata, “me mosveprimet e veta rrezikoi shëndetin publik në momentin kur pandemia çdo ditë po merr jetë njerëzish.”
Këto reagime u bënë më të ashpra kur të mërkurën qeveria e Serbisë i dhuroi Malit të Zi 2000 vaksina ruse. Opozita e cilësoi këtë dhuratë si përpjekje e Serbisë për të shtrirë ndikimin politik mbi Malin e Zi, ashtu siç bëri me Kishën Ortodokse Serbe.
Ndërkaq, qeveria e Malit të Zi i shprehu mirënjohje qeverisë së Beogradit dhe e cilësoi këtë akt si një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Situata me COVID-19 është përkeqësuar edhe në qytetin bregdetar të Ulqinit. Drejtoresh e Shtëpisë së Shëndetit, Zonja Sadije Hollaj vë në dukje se ditëve të fundit është shtuar numri i të sëmurëve dhe i viktimave.
“Në qytetin e Ulqinit kemi raste të rritjes së rasteve me infeksion, ku vërehet një rritje e numrit të pacientëve në ambulancat e COVID-19. Jemi dëshmitarë të vizitave të shumta të pacientëve ku vetëm brenda një dite ka pas deri në 150 pacientë që kanë marrë shërbime në këto ambulanca, “ thotë Zonja Hollaj.
Ajo vlerëson se duhet respektuar masat kundër koronavirusit që të shpëtohet edhe sistemi i rënduar nga situata me pandemi. a.s