Libër i një rëndësie të veçantë

Në kuadër të aktiviteteve të veta për ruajtjen e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare, Shoqata HORIZONTI (me qendër në Guci) nxori librin “TOLERANCA DHE BASHKËJETESA FETARE TEK SHQIPTARËT”.
Libri përbëhet nga disa pjesë. Konkretisht, pjesa kryesore merret me kronologjinë historike të përhapjes së feve tek shqiptarët, me traditën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare tek shqiptarët, deri në ditët e sotme, si dhe pjesa hulumtuese, ku është paraqitur edhe anketa të cilën e ka realizuar kjo shoqatë, rreth çështjes së tolerancës e bashkëjetesës fetare tek populli ynë.
Ky libër ka një rëndësi të veçantë për kohën tonë, sepse promovon tolerancën dhe bashkëjetesën fetare te populli ynë, si dhe hulumton gjendjen e sotme në shoqërinë shqiptare rreth kësaj çështje!
Me punën e tyre, realizuesit e këtij libri, janë munduar t’i paraqesin edhe problemet e shqetësimet me të cilat ndeshet sot shoqëria në këto aspekte, si dhe mendimet, se çfarë do duhej bërë që të mënjanohen pengesat e shfaqjet të cilat mund të rrezikojnë tolerancën e bashkëjetesën ndërfetare, e cila vlerësohet si një nga vlerat më të rëndësishme për popullin tonë.
Në pjesën e fundit të librit janë publikuar edhe rezultatet e anketës (pyetësorit), të realizuar në bazë të anketimit në shumicën e territoreve shqiptare.
Botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi.
Shoqata HORIZONTI është një organizatë joqeveritare, e formuar në vitin 2014 , në Guci, dhe merret me aktivitete , që kryesisht kanë të bëjnë me ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar në këto treva (edhe më gjerë), si dhe me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në trevat shqiptare në Mal të Zi.
Ndër të tjera, deri tani kanë realizuar dy libra, dhe ky ishte libri i tyre i parë.. Albert Camaj

Të fundit

më të lexuarat