Bozho Brajkoviq dhe Igor Sekuliqi ishin sinonim të njerëzve të mirë. Edhe si profesionistë, edhe si kolegë e shokë. Familjet e tyre humbën njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Por edhe kolegët e shokët humbën miqtë e tyre të dashur. Lamtumirë kolegë! Lamtumirë o miqtë e mi! Lamtumire o njerëz të mirë! Do më mungoni!
Gjeke Gjonaj
Javën e kaluar u ndanë nga jeta papritmas kolegët dhe miqtë e mi të dashur Bozho Brajkoviq, gazetar dhe Igor Sekuliq, kameraman të Televizionit të Malit te Zi, si pasojë e një aksidenti fatal në komunikacion në rrugën rajonale Podgoricë-Kollashinë, në vendin e quajtur Dromira. Lajmi i hidhur për vdekjen e tyre të kobshme më tronditi thellë. Teksa po i shkruaj këto radhë në kompjuter e kam të vështirë. Shumë të vështirë. Sepse është shumë prekëse momenti kur duhet te shkruash për raste te këtilla.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore