Kufizimin e kohës që kalojnë fëmijët pranë telefonave të mençur

Një propozim i tillë sigurisht se duhet përshëndetur dhe pse jo të jetë një model që do të mund të ndiqej edhe nga vendet e tjera për të shmangur kështu pasojat që vijnë nga përdorimi i tepruar, për të mos thënë i shfrenuar, i telefonave të mençur nga fëmijët, por edhe nga të rinjtë

Një rregullore për kufizimin e kohës që kalojnë fëmijët para telefonave të mençur e ka prezantuar javën e kaluar Administrata kineze për Hapësirë Kibernetike.
Sipas raportimit të Radios Evropa e Lirë, autoritetet kineze kanë thënë në rregullore se të miturit nuk duhet lejuar që ta përdorin telefonin prej orës 10:00 në mbrëmje deri në 6:00 të mëngjesit dhe që fëmijët e moshave 16-18 vjeç do të mund ta përdorin internetin vetëm dy orë në ditë.
“Një vendim i tillë do të mund të kishte ndikim te kompanitë si Tencent dhe ByteDance, të cilat zotërojnë rrjete sociale dhe lojëra online. Autoritetet kineze kanë thënë në rregullore se të miturit nuk duhet lejuar që ta përdorin telefonin prej orës 10:00 në mbrëmje deri në 6:00 të mëngjesit dhe që fëmijët e moshave 16-18 vjeç do të mund ta përdorin internetin vetëm dy orë në ditë”, theksohet në këtë artikull.
Më tej thuhet se fëmijët e moshave 8-15 vjeç do të mund ta përdorin telefonin vetëm një orë në ditë, derisa ata nën 8 vjeç vetëm 40 minuta.
“Vetëm disa shërbime, sikurse janë aplikacionet që besohet se janë të mira për zhvillim fizik dhe mendor të fëmijëve, do të mund të përjashtohen nga rregulli. Këto kufizime përbëjnë përpjekjen e fundit të Pekinit për ta luftuar varësinë ndaj internetit, një problem që e konsideron më të shprehur te moshat e reja. Autoritetet kineze kanë thënë se diskutimet publike për këtë propozim do të mund të zhvillohen deri më 2 shtator, por nuk ka treguar se kur do të nisë së zbatuari”, thuhet në këtë artikull.
Një propozim i tillë sigurisht se duhet përshëndetur dhe pse jo të jetë një model që do të mund të ndiqej edhe nga vendet e tjera për të shmangur kështu pasojat që vijnë nga përdorimi i tepruar, për të mos thënë i shfrenuar i telefonave të mençur nga fëmijët, por edhe nga të rinjtë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat