Suad Gjurkoviq emërohet ushtrues i detyrës së drejtorit

Në administratën lokale theksojnë se Komuna e Gucisë do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje të plotë punës së SHPK “Veprimtaritë Komunale” me qëllim të krijimit të ambientit më të rregullt dhe cilësor për jetën e të gjithë qytetarëve

Guci – Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “Veprimtaritë Komunale” – Guci, të mërkurën e kaluar, më 11 shkurt 2026, ushtrues të ri të detyrës së drejtorit emëroi Suad Gjurkoviqin në vend të u.d. të drejtorit të deritanishëm, Fahrudin Dervisheviq.
Me emërimin e ushtruesit të ri të detyrës së drejtorit vazhdohet puna e kësaj ndërmarrjeje, e cila ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në funksionimin e përditshëm të Komunës së Gucisë, veçanërisht në fushën e shërbimeve komunale, mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike dhe avancimin e mjedisit jetësor.
Kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, i ka dërguar mesazh urimi ushtruesit të posaemëruar të detyrës së drejtorit.
“Në emër te Komunës së Gucisë dhe në emrin tim personal, i përcjelli urime të sinqerta z. Suad Gjurkoviq me rastin e emërimit në funksionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të SHKP ‘Veprimtaritë Komunale’ – Guci. Besoj që me dijen e vet, përvojën dhe qëndrimin e përgjegjshëm do të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të punës së ndërmarrjes në mirëqenie të të gjithë qytetarëve të komunës sonë. Komuna e Gucisë do të jetë partner i besuar në realizimin e të gjitha projekteve që kanë për qëllim shërbimet komunale më cilësore dhe efikase”, thuhet ndër të tjera në urim.
Me këtë rast, kryetari Balliq ka falënderuar për punën u.d. të drejtorit të deritashëm Fahrudin Dervisheviq.
“Shfrytëzoj rastin që të falënderoj z. Fahrudin Dervisheviq në punën e përkushtuar, përpjekjen dhe përgjegjësinë të cilat i ka dëshmuar gjatë kryerjes së funksionit të ushtruesit të detyrës së drejtorit. Kontributi i tij në periudhën e kaluar ka qenë i rëndësishëm për funksionimin stabil të ndërmarrjes dhe realizimin e aktiviteteve të shumënumërta në avancimin e shërbimeve komunale në komunën tonë”, thekson urimi.
Për kontributin si u.d. i drejtorit të SHPK “Veprimtaritë Komunale”, kryetari i Komunës së Gucisë e nderoi Fahrudin Dervisheviqin me mirënjohje, të cilën ia ka dorëzuar ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit, Suad Gjurkoviq.
Në administratën lokale theksojnë se Komuna e Gucisë do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje të plotë punës së SHPK “Veprimtaritë Komunale” me qëllim të krijimit të ambientit më të rregullt dhe cilësor për jetën e të gjithë qytetarëve.Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat