Mirënjohje prestigjioze ndërkombëtare

Mirënjohja PRO PR Globe Vision City Award është ndarë për shkak të vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm, lidershipit përgjegjës, komunikimit të hapur me qytetarë, drejtimit pjesëmarrës, si dhe fokusit strategjik në turizëm, ekologji dhe bashkëpunim ndërkufitar

Plavë – Para pak ditësh, Komunës së Plavës i është ndarë mirënjohja prestigjioze ndërkombëtare PRO PR Globe Vision City Award, në kuadër të programit PRO PR Globe Awards – njërës prej mirënjohjeve të rëndësishme në fushën e menaxhimit komunikativ.
Siç është cekur në argumentim, mirënjohja është ndarë për shkak të vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm, lidershipit përgjegjës, komunikimit të hapur me qytetarë, drejtimit pjesëmarrës, si dhe fokusit strategjik në turizëm, ekologji dhe bashkëpunim ndërkufitar.
Kjo mirënjohje paraqet vërtetimin që puna e përkushtuar, transparente dhe me orientim zhvillimor është e njohur edhe në nivelin ndërkombëtar, por edhe detyrimin shtesë që të vazhdohet edhe më fuqishëm puna në interes të komunitetit.
Ndarja solemne e mirënjohjes do të mbahet më 27 mars 2026, në Podgoricë, në kuadër të konferencës ndërkombëtare PRO PR.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat