Intensifikohen protestat e studentëve

Grupi joformal i studentëve “Kamo sutra” (“Kah nesër”) po zhvillon për çdo ditë protesta duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rrethrrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze - në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi. Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sektorit të sigurisë e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai

Ali Salaj

Grupi joformal i studentëve “Kah nesër” (Kamo sutra) është duke i vazhduar protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete të tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata thanë se do të organizojnë në vazhdimësi protesta të mëdha dhe se zyrtarët nga të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre “do të kenë mundësi t’i dëgjojnë, nëse nuk e kanë bërë tashmë”.

“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilat ata i refuzuan. Dorëheqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë s’ka të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiq.
Ai po ashtu tha se “dorëheqja është një akt i përgjegjësisë morale dhe objektive” dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë “të nënshtruar ndaj ndryshimeve pas një analize të performancës së tyre”


Me këtë kërcënim studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rrethrrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze – në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sektorit të sigurisë, siç tha ai e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai.
“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilat ata i refuzuan. Dorëheqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë s’ka të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiq.
Ai po ashtu tha se “dorëheqja është një akt i përgjegjësisë morale dhe objektive” dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë “të nënshtruar ndaj ndryshimeve pas një analize të performancës së tyre”.
Ai nuk specifikoi se kur do të përfundonte analiza e performancës së anëtarëve të qeverisë së tij, duke përfshirë ministrat Sharanoviq dhe Beçiq.
Protestat me bllokime filluan me sloganin “23 minuta zhurmë” gjithnjë në orën 17:26, si simbol i kohës kur më 1 janar të këtij viti Aco Martinoviq kreu një krim tragjik në Cetinë.
Slogani “23 minuta zhurmë” i referohet 23 viktimave në dy masakrat e kryera në gati tre vitet e fundit në qytetin e Cetinës, 30 kilometra larg Podgoricës.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh si dhe për shkak të grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.
Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë komunitare, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimin e ligjit etj.


Studentët paralajmëruan se “i përkrahin qytetarët që bëjnë bllokimin në të gjitha qytetet, me kusht që të mos organizohen sipas linjave partiake”.
Studentët dhe qytetarët kërkojnë që kryeministri Milojko Spajiq të shkarkojë zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Aleksa Beçiq dhe ministrin e Brendshëm Danilo Sharanoviq për, siç thonë ata, dështimet e policisë në ditën e vrasjes masive në Cetinë, më 1 janar.
Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokimi derisa të plotësohen kërkesat e tyre për ngjarjen e Cetinës.
Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh si dhe për shkak të grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.
Kërkesa të tjera kanë të bëjnë me çmilitarizimin e shoqërisë dhe konfiskimin e armëve, së bashku me rishikimin e të gjitha lejeve të dhëna në periudhën e kaluar, ngritjen e policisë komunitare, rikthimin e edukimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat fillore dhe të mesme, shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja të armëve deri në ndryshimin e ligjit etj.
Ambasada e SHBA-së në Podgoricë e “mbështeti fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”.
Ndërkohë mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë, mësimdhënës, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan letër mbështetjeje për studentët.
Ata shprehim mbështetje për organizatën joformale studentore “Kamo śutra” dhe kërkesat e tyre për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë për dy vrasjet masive që ndodhën në Cetinë.

Të fundit

më të lexuarat