Plavë – Të mërkurën, më 18 shkurt 2026, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka pasur takim konstruktiv me ekipin e organizatës kreative KMK Mali i Zi.
Kjo organizatë është e përkushtuar ndaj avancimit të artit, muzikës dhe projekteve kulturore në Mal të Zi dhe bën përpjekje t’u hapë dyert iniciativave lokale dhe ndërkombëtare.
Gjatë takimit, të mbajtur në mjediset e Komunës së Plavës, është biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit, planeve dhe ideve të ardhshme për zhvillimin e ngjarjeve kulturore dhe artistike në komunën e Plavës.
Kryetari Canoviq ka theksuar rëndësinë e lidhshmërisë së artistëve të talentuar dhe promovimit të artit si mënyrë e shprehjes dhe bashkëpunimit, duke theksuar se projektet e tilla i kontribuojnë fuqizimit të skenës së kulturës dhe bashkësisë.
Të dyja palët në takim kanë shprehur entuziazëm për bashkëpunim të ardhshëm dhe projekte të përbashkëta që do ta begatojnë jetën kulturore në Plavë dhe më gjerë.
Sh. Hasangjekaj
