Tuz – Gjimnazi “25 Maji” në Tuz, ka kremtuar Ditën e Shkollës dhe ka organizuar Akademinë Solemne të Maturantëve në të cilën kanë marrë pjesë dhjetëra nxënës, prindër, mësimdhënës, mysafirë të ftuar, personalitete të fushave të ndryshme jetësore, etj.
Drejtoresha e këtij institucioni, Miliana Daboviq, gjatë fjalës së rastit ka thënë se shkolla që drejton, feston datëlindjen e 47- të të saj e cila siç tha, i bën krenar me suksesin e arritur dhe me gjeneratat që kanë dalë nga kjo shkollë.
“Jemi krenarë për misionin fisnik dhe vlerat gjatë historisë së shkollës sonë. Qëllimet tona strategjike janë që nëpërmjet planifikimeve dhe projekteve, me krenari të vazhdojmë rrugën tonë si një kështjellë diturie, si një institucion nga ku përherë do të dalin plejada shkencëtarësh të ardhshëm, të njerëzve të ditur dhe të aftë në të gjitha fushat e jetës”, ka theksuar Daboviq,
Ajo me këtë rast, ka shpalosur një bilanc të veprimtarive dhe projekteve të ndryshme që ka realizuar Gjimnazi “25 Maji” përgjatë këtij viti shkollor, duke veçuar angazhimin e palodhur të Klubit të Vullnetarëve të Shkollës nëpër aktivitete humanitare dhe edukative. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “816” të revistës Koha Javore