Dubravë- Dyzetetetë nxënës “Pishtarë” u shpërblyen nga Komuna e Tuzit, në një solemnitet të organizuar në skenën verore në Dubravë.
Në prani të prindërve, përfaqësueseve të shkollave dhe Komunës së Tuzit, kryetari Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e shpërblimeve.
Duke u dëshiruar suksese të mëtejshme, Gjeloshaj në fjalimin e tij mes tjerash, nxënësve iu drejtua me fjalët: “Mos harroni se me vete bartni një barrë të bukur që quhet trashëgimia juaj kulturore dhe kombëtare – Identiteti juaj! Mburruni me të kudo që të jeni, së paku aq sa po mburrem unë dhe të gjithë qytetarët e Malësisë me ju”, është shprehur Gjeloshaj gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve.
t. u.