Komuna e Gucisë, pengesë e zhvillimit të Komunës së Plavës

Plavë – Dita e Komunës së Plavës është shënuar të premten.
Pas himnit të Malit të Zi, manifestimi ka filluar me seancën solemne të mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, ku përpos këshilltarëve të Kuvendit të Komunës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe bashkëvendësve nga Diaspora, të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore, kulturore, artistike, shkencore dhe fetare nga Komuna e Plavës, Malit të Zi dhe më gjerë, ndër të cilët nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Rafet Husoviq, ministrja pa protofol Marija Vuçinoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, dr. Sulejman Uglanin, kryetari i Novi Pazarit, Nihad Bishevac, përfaqësuesit e qeverive dhe parlamenteve lokale të komunave: Rozhajë, Plevle, Budvë, Kotorr, Herceg Novi dhe Andrijevicë, ambasadorë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe OJQ-ve, subjekteve politike etj.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Izet Haxhimushoviq, ka sqaruar se Dita e Komunës së Plavës, është e premtja e fundit e muajit korrik, por nëse bie më 28 korrik, kur shënohet përvjetori i krimit në fshatin Velikë me popullatë ortodokse, siç ka ndodhur sivjet, manifestimi mbahet një javë më herët.

Sh. Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat