Komuna e Gucisë ka blerë pajisjet për ofrim të shërbimeve turistike

Guci – Komuna e Gucisë në bashkëpunim me Komunën e Pejës, me të cilën është e binjakëzuar, realizon projektin “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit përtejkufitar”, i cili është lejuar në kuadër të ftesës përtejkufitare Mali i Zi – Kosova. Këtë projekt e financon Bashkësia Evropiane, e cila do të sigurojë 357.888,31 euro, që është 85% e pjesëmarrjes, kurse 15% të mbetura të kontributit, do t’i sigurojnë komunat e Gucisë dhe Pejës.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e vëllimit të cilësisë dhe dukshmërisë së ofertës turistike, kur është në pyetje valorizimi i trashëgimisë kulturore, kurse qëllimi specifik (i veçantë) i projektit, është avancimi i turizmit kulturor i rajonit përtej kufitar të Bjeshkëve të Nëmuna. Me këtë projekt është planifikuar realizimi i aktiviteteve: Hulumtimi mbi trashëgiminë kulturore të rajonit; Hartimi i studimit mbi valorizimin e trashëgimisë kulturore me potencialin për zhvillim të turizmit; Zhvillimi i rrugëtimeve kulturore; Avancimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve turistike në pikat të cilat do të kyçen në rrugëtimin kulturor; Ndërtimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve turistike; Vendosja e sinjalizimit për së gjati rrugëtimit kulturor; Aktivitetet promovuese dhe ngjarjet duke kyçur hartimin e materialeve promovuese të websajtit, etj.
Komuna e Gucisë në periudhën e kaluar, ka realizuar një varg aktivitetesh projektuese me qëllim të zhvillimit të turizmit kulturor dhe avancimit të kapaciteteve për ofrim të shërbimeve turistike. Janë blerë audio aparate me të cilat përmes përgatitjes së audio përmbajtjeve, do të prezantohet oferta turistike e Gucisë, ndërsa vizitorët sipas dëshirave vetanake dhe interesimeve, do të zgjedhin pikat në rrugëtimin kulturor. Krahas këtyre janë siguruar edhe udhërrëfyesit, qëllimi i të cilëve është që ata në lokalitetin e caktuar turistik t’u mundësohet puna më e lehtë dhe më komote, kurse vizitorëve dëgjueshmëria më e mirë dhe përjetimi i dëshiruar. Përmes projektit, po ashtu, është blerë displeji interaktiv, i cili do t’u është i përshtatshëm të gjithë turistëve të cilët vizitojnë Gucinë, e i cili do të përmbajë informatat e domosdoshme mbi potencialet turistike dhe ato të shërbimeve të komunës.
Pajisjet e blera në fjalë i janë dorëzuar në shfrytëzim Organizatës turistike të Gucisë, aktorit kryesor të promovimit të ofertës turistike, me çka në masë të madhe janë avancuar kapacitetet për promovim më të mirë të shërbimeve turistike dhe të potencialeve të Komunës së Gucisë.
Me rastin e pranim- dorëzimit, në emër të Komunës së Gucisë, kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nënkryetari i komunës dhe njëherazi menaxhuesi i projektit në fjalë, mr. Huso Brdakiq, shefi i Policisë komunale dhe anëtari i ekipit të projektit, Semih Rexhepagiq, kurse pajisjet para Organizatës turistike të Gucisë, i ka pranuar drejtori i saj, Irfan Radonçiq.
Komuna e Gucisë përmes projektit ka siguruar mjetet për ndërtimin e info punktit, ku turistët do të kenë mundësi t’i marrin të gjitha informatat lidhur me ofertën turistike të Gucisë. Punët ndërtimore janë në vazhdë, kurse objekti pas përfundimit të punëve, do t’i dorëzohet Organizatës turistike në shfrytëzim.
Realizimi i këtij projekti do të zgjasë deri në muajin shtator të vitit 2022, kurse Komuna e Gucisë do të bëjë përpjekje që të gjitha aktivitetet e planifikuara t’i realizojë në përputhje me detyrimet sipas marrëveshjes së arritur.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat