Klement Tinaj, lançon këngën me videoklip “Bajzjane”

Për Koha Javore: Nora Kalaja, Los Anxhelos

Klement Tinaj, me origjinë nga Malësia e Madhe që jeton në Hollivud, vjen me këngën dhe videoklipin e ri “Bajzjane”.
“Muzikën e kam trashëgimi”, shprehet aktori dhe këngëtari i mirënjohur kelmendas.
Videoklipi i këngës së re “Bajzane” është pritur mirë nga publiku dhe nga kolegët e Klementit.
Klement Tinaj filloi të merret me muzikë në vitin 2020 dhe deri tani ka lançuar 9 videoklipe. Shumica e këngëve të Klementit janë të bazuara ose kushtuar vendlindjes – Kelmendit të Malësisë së Madhe, ku Klementi u lind. Studimet e baçelorit të arteve i kreu në Degën artet teatrale, dhe më pas përfundoi masterin në Degën aktrim për film.
Klement Tinaj ka lançuar këngë patriotike si “Shqipet me dy krena” ft Luigj Tinaj; këngë dashurie “Vajzë malsore”, “Her zeshkanja, her bjondina”, “Për Shën Valentin”, “Kur malsori don malsoren”, “Sytë e tu”; dhe këngë mërgimi: “Lamtumirë” dhe “Nana e mërgimtarit”.
Kënga e re “Bajzjane” u publikua së bashku me videoklipin më 16 shtator 2022, muzika nga Global Records dhe me video nga BlueSky Len. Kënga është transmetuar në Blue Sky TV dhe në rrjetet sociale YouTube, Spotify, etj.

Të fundit

më të lexuarat