Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të mërkurën më 16.3.2022, e pranoi drejtoreshën ekzekutive të OJQ “Green Home”, zonjën Azra Vukoviq, me rastin e paraqitjes së projektit MediterRE3 – Ndërtimi i qëndrueshmërisë (rezistencës së peizazheve mediterane për pakësimin (zvogëlimin) e emisionit të gazrave që kanë efekt në kopsht qelqor, të shkaktuara nga zjarret pyjore, të cilin kjo organizatë e realizon në bashkëpunim me Institutin Oikos dhe Luberon me Parkun Rajonal, në mbështetje financiare të Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI).
Në takimin në fjalë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nëmuna” (Prokletije), Admir Llalliq dhe drejtuesi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Besim Gutiq.
Kryetari i komunës, bashkëbiseduesen e ka njoftuar me problemet të cilat lajmërohen në territorin e Komunës së Plavës në kohën e sezonit të zjarreve, si dhe me kapacitete teknike të cilat u janë në dispozicion shërbimeve komunale me qëllim të ballafaqimit me nxitjet (provokimet) që i përkasin temës së sipërpërmendur.
Kryetari Canoviq ka shprehur gatishmërinë e komunës të mbështesë të gjitha aktivitetet të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ruajtjen e biodiversitetit, si dhe qëndrueshmërinë biologjike, posaçërisht kur është fjala për ripërtëritjen e ekosistemit pyjor.
“Jemi të gatshëm që me angazhim shtesë të punojmë në ndërtimin e rrugëve pyjore, për të përmirësuar kushtet në afrimin (hyrjen) në rajonet të cilat janë të nënshtruara për shpërthimin e zjarrit. Po ashtu do të ishte me rëndësi të madhe edhe përmirësimi i pajisjeve kundër zjarrit, por edhe të punohet në preventivën e zjarreve dhe mbrojtjen e pyjeve”, ka theksuar kryetari Canoviq.
Ai në vazhdim ka shtuar se në vetëqeverisjen lokale janë të vetëdijshme mbi dëmet mbi ekosistemin, i cili shkaktohet me rastin e shpërthimit të zjarreve pyjore, dhe se ekziston rreziku i dëmtimit të llojeve endemike, që mund të paraqet humbje të madhe, posaçërisht kur është fjala për trevën e mbrojtur, siç është Parku Nacional “Bjeshkët e Nëmuna”.
Drejtoresha ekzekutive e OJQ “Green Home”, Azra Vukoviq, bashkëbiseduesit i ka njoftuar mbi aktivitetet e projektit përmes të cilit do të përqendrohen orientimet për këndellje (mirosje) të peizazheve pyjore, nëpërmjet planifikimit të mençur kundër zjarrit në Mediteran përmes vështrimit me rëndësi për rajonin e Bjeshkëve të Nëmuna.
Në takimin dypalësh, është folur edhe për modalitete të tjera të bashkëpunimit, e të gjitha me qëllim të sigurimit të mjedisit të shëndoshë jetësor për të gjithë banorët e Plavës me rrethinë.
Sh. Hasangjekaj