Katniq: Moska tentoi të shkaktojë gjakderdhje

Qeveria e Malit të Zi akuzoi të enjten Moskën zyrtare se “në prag të zgjedhjeve parlamentare u përpoq që të shkaktojë gjendje kaotike me qëllim të nxitjes së paqëndrueshmërisë në rajon”

Prokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, akuzoi Moskën se “në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tentoi të shkaktojë gjakderdhje me qëllim që të realizojë ndikim të shtuar në Ballkan”.
Në një intervistë për mjetet malazeze të informimit Katniq paraqiti prova të reja lidhur me identitetin e vërtetë të organizatorit kryesor rus, i cili sipas prokurorit, punonte për Agjencinë ruse të Sigurimit. A.Salaj

Të fundit

më të lexuarat