Kanë nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim

Plavë – Komuna e Plavës dhe Lidhja e Zjarrfikësve – Shpëtimtarëve të Malit të Zi, të enjten, më 10 mars 2022, në Plavë kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit, të bazuar në parimet e nevojës së avancimit të kushteve për mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve dhe pasurisë në territorin e komunave në veri të shtetit, përmes donacioneve, pajisjeve dhe trajnimeve cilësore, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit ka theksuar rëndësinë e këtij memorandumi si bazament të mirë për zhvillim të mëtejmë dhe avancim të punës së Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Plavës, entuziazmi dhe puna e deritanishme e të cilit, meritojnë nxitje (motivim) dhe mbështetje shtesë. Kryetari Canoviq në vazhdim, ka shtuar se me këtë formë të bashkëpunimit është dhënë theksi në domosdoshmërinë e fuqizimit të shërbimeve vitale, puna e të cilave është më se e dukshme, por jo edhe e mjaftueshme, derisa ekziston përkrahja dhe vullneti i Komunës së Plavës, që shtesë ta vlerësojë dhe kujdes të veçantë t’i përkushton mu atyre shërbimeve, funksionimi i të cilave në masë të konsiderueshme është i orientuar drejt qytetarëve.
Me memorandum konfirmohet bashkëpunimi afarist në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve të Lidhjes së Zjarrfikëse – Shpëtimtarëve të Malit të Zi, përkatësisht Organizatës “Florian” e cila shtrihet në formë të donacionit të pajisjes, dhe të trajnimit të pjesëmarrëse të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Plavës, pa kompenzim në të holla.
Në takimin dypalësh, nga Komuna e Plavës, pos kryetarit Canoviq, kanë marrë pjesë edhe drejtuesi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Besim Gutiq, kurse në emër të Lidhjes së Zjarrfikësve – Shpëtimtarëve të Malit të Zi, kryetari i shoqatës, Goran Jankoviq, me bashkëpunëtorë.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat