Kampi veror për lidership

Organizatorët kanë theksuar se trajnimi fokusohet në fusha specifike, si: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-marrjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre

Ulqin – Kampi veror për lidership, i cili organizohet nga Organizata Joqeveritare „iAct“ në bashkëpunim me organizatën “Leap4Change” nga SHBA ka filluar të hënën në Bibliotekën e Ulqinit.
Organizatorët kanë theksuar se trajnimi fokusohet në fusha specifike, si: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-marrjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre.
Pjesëmarrësit janë kryesisht nga Ulqini, Tivari, Podgorica dhe Tirana, ndërsa kampi zhvillohet në gjuhën angleze, nën drejtimin e trajneres Romy Solomon nga SHBA.
Në kuadër të programit të kampit, organizatorët kanë planifikuar punëtori interaktive me qytetarët, si edhe vizitë qytetit të Ulqinit dhe njohjen e pjesëmarrësve me kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit.
Organizata “Leap4Change” nga SHBA është e njohur në fushën e forcimit dhe zhvillimit të potencialit të të rinjve, me një përvojë të gjatë trajnimesh në katër kontinente.
Kampi do të përfundojë nesër, ku pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata si dëshmi për përfundimin me sukses të trajnimit për lidership. (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat