“Ju lutemi bëni atë që keni mundësi, ne jemi njerëz”

Gjekë Gjonaj

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara , e cila u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shënohet çdo vit më 3 dhjetor. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave të plota dhe të barabarta, mirëqenies, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrjen e aktiviteteve sensibilizuese për përfshirjen e këtyre personave në të gjitha aspektet e shoqërisë. Po në çfarë gjendje ndodhet kjo kategori e shoqërisë sonë në Mal të Zi? Bazuar në raportet dhe publikimet e institucioneve komunale e shtetërore dhe sektorit joqeveritar që merren me personat me aftësi të kufizuara, rezulton se ata janë një nga shtresat më të margjinalizuara në shoqëri.

“Sot kur festojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, është e rëndësishme të kujtojmë se gjendja e personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi nuk është aspak e mirë dhe se vendimmarrësit dhe shoqëria në tërësi duhet të marrin masa konkrete për zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie të popullsisë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq

Të gjithë jemi dëshmitarë se njerëzit me aftësi të kufizuara e kanë të pamundur të jenë pjesë e jetës së përditshme në qoftë sehasin në pengesa qysh daljes nga dera, duke iu referuar këtu institucioneve arsimore, shëndetësore e të tjera. Këta persona përgjithësisht kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi të pakëta ekonomike, edukim dhe marrje titujsh akademik në numër më të vogël, që ndodhin më së shumti për shkak të barrierave me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar të tyre.
Të gjitha qytetet (komunat) në Mal të Zi, përfshirë edhe ato ku shqiptarët janë popull shumicë, përkundër nismave për t’ua lehtësuar lëvizjen personave me aftësi të kufizuara, mbeten larg ofrimit të kushteve. Përshtatshmëria është minimale. Mungon infrastruktura përkatëse, qasja në objekte, sinjalizimi i trafikut urban, sinjalizimi akustik i autobusëve, ulëset për qytetarët e verbër, transformimi i ndërtesave publike, pllakat taktile, politikat që mbesin vetëm në letra dhe që nuk implementohen nga institucionet publike dhe private, kanë shkaktuar që problemet me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara të jenë të padukshme dhe të mos trajtohen me prioritet nga institucionet publike. Personat me aftësi të kufizuara (PAK) hasin në vështirësi për punësim. Në evidencën e E

“T’u përgjigjesh nevojave të personave me aftësi të kufizuara është detyrë e bashkësisë civile dhe kishtare. Krijimi dhe mbështetja e bashkësive gjithëpërfshirëse do të thotë të zhdukësh çdo diskriminim dhe të plotësosh konkretisht nevojën e çdo njeriu për ta ndjerë veten pjesëtar i shoqërisë”, u tha Papa Françesku një grupi njerëzish me aftësi të kufizuara, pritur në Vatikan.

ntit për Punësim të Malit të Zi në fund të muajit qershor ishin 9.973 persona me aftësi të kufizuara të papunë, që përbën rreth 22 përqind të numrit të përgjithshëm të të papunëve në atë periudhë. Përmirësimet ligjore të viteve të fundit në drejtim të mbështetjes për punësim të personave me aftësi të kufizuara, nuk po japin efektet e pritshme për shkak të mungesës së besimit që kanë për këtë kategori të shoqërisë, si institucionet shtetërore, ashtu edhe bizneset private. Kjo do të thotë se në Mal të Zi, sikur në shumë shtete të tjera, nuk ka mjaftueshëm kushte për këta persona, por mbetet detyrim i shtetit që në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare e humanitare të punojë për këtë çështje në mënyrë që çdo vit të bëhet diçka më shumë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së këtyre personave, në mënyrë që edhe ata të kryejnë shërbimet e veta dhe të mos vazhdojnë të jenë të cenuar e diskriminuar.
Kryetarja e Kuvendit e Malit të Zi, Danijela Gjuroviq u bëri thirrje përfaqësuesve të të gjitha institucioneve përkatëse që të japin një kontribut maksimal në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara. “Sot kur festojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, është e rëndësishme të kujtojmë se gjendja e personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi nuk është aspak e mirë dhe se vendimmarrësit dhe shoqëria në tërësi duhet të marrin masa konkrete për zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie të popullsisë sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë së bashku, zyrtarë shtetërorë dhe akterë socialë, sektori i OJQ-ve, partitë politike dhe të gjithë akterët e tjerë, duhet të vazhdojnë punën e tyre që do të thyejë pengesat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, të luftojnë për zbatimin e plotë të të drejtave të garantuara të personave me aftësi të kufizuara, të zhvillojnë mundësitë dhe potencialet e tyre dhe mos i lejojnë të ndihen të margjinalizuar dhe të lihen jashtë ngjarjeve shoqërore ”, ka thënë Gjuroviq.

“Nuk mjaftojnë vetëm premtimet e politikanëve e pushtetarëve tanë se ju do të keni përkrahjen tonë, me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara apo kur ka fushata zgjedhore, ndërsa më vonë harrojnë se jemi votuesit e tyre”, na tha një person me aftësi të kufizuara në Ulqin, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri në gazetë


Një person me aftësi të kufizuara në Ulqin, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri në gazetë, na tha se “nuk mjaftojnë vetëm premtimet e politikanëve e pushtetarëve tanë se ju do të keni përkrahjen tonë me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, apo kur ka fushata zgjedhore, ndërsa më vonë harrojnë se jemi votuesit e tyre”. Kemi pasur shpresë të madhe, pohoi ai, në ministrin aktual shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi se ai në mënyrë institucionale do të përmirësojë hallet e komunitetit me aftësi të kufizuara. Mirëpo deri më tani, siç u shpreh ai, nuk bëri asgjë për sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë, pa diskriminim. Bashkëbiseduesi ynë i zhgënjyer tej mase me pozitën e tyre të palakmueshme në shoqëri në fund të bisedës më tha: “Ne nuk festojmë, sot duhet të vajtojmë. Ju lutemi bëni atë që keni mundësi, ne jemi njerëz”. Ky mesazh i dhimbshëm do të duhej mos të bie në veshin e shurdhër të institucioneve shtetërore për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike, sociale, ekonomike, kulturore e sportive.
Të pakënaqur me pozitën dhe statusin e tyre në shoqëri janë deklaruar edhe përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Malit të Zi. Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Goran Macanoviq ka deklaruar për mediat malazeze se presin dhe besojnë se ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka do ta mbajë fjalën e tij në seancën e 14-të të Qeverisë, se me ndryshimin e sistemimit, Drejtoria për mbrojtjen dhe barazinë e personave me aftësi të kufizuara do të kthehet nën përkujdesjen e kësaj ministrie.
Me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, Papa Françesku iu është drejtuar një grupi njerëzish me aftësi të kufizuara, pritur në Vatikan me këto fjalë: “T’u përgjigjesh nevojave të personave me aftësi të kufizuara është detyrë e bashkësisë civile dhe kishtare. Krijimi dhe mbështetja e bashkësive gjithëpërfshirëse do të thotë të zhdukësh çdo diskriminim dhe të plotësosh konkretisht nevojën e çdo njeriu për ta ndjerë veten pjesëtar i shoqërisë”.
Nëse dëshirojmë përnjëmend dhe seriozisht t’i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme kësaj kategorie të shoqërisë, shteti duhet të qëndrojë pas secilit qytetar, veçanërisht pas çdo personi me aftësi të kufizuara.

Të fundit

më të lexuarat