I gatshëm për ndihmë për realizimin e projekteve

Plavë/Guci – Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, mr. Alleksandar Stijoviq, me bashkëpunëtorë të vet, para pak ditësh qëndroi në vizitë zyrtare komunave të Plavës dhe Gucisë, thuhet në njoftimin për media të dy komunave në fjalë.
Në takimin që pati me kryetarin e Komunës së Plavës dhe bashkëpunëtorët e tij, ministri Stijoviq prezantoi masat e përkrahjes, të parapara me agrobuxhet, me projekte të reja të paralajmëruara në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
Në takim janë shqyrtuar mundësitë e mirëmbajtjes dhe avancimit të rrugëve lokale të pa kategorizuara në fshatrat e komunës, ku dhe ka më shumë prodhues bujqësor. Kryetari Canoviq ka theksuar se duhet kushtuar kujdes shfrytëzimit të pyjeve në rajonin e Plavës, dhe se me rastin e ndarjes së ardhshme të koncesioneve, përparësi duhet dhënë dru përpunuesve, për t’u zhvilluar ekonomia lokale dhe për t’u hapur vende të reja pune në përpunimin e drurit. Bashkëbiseduesit, po ashtu janë pajtuar përkitazi me domosdoshmërinë e ndërtimit të ujësjellësve në fshatra, me ç’rast është arritur marrëveshja që Komuna e Plavës të kandidojë projekte të cilët do të mund të realizoheshin gjatë këtij viti.

Duke biseduar mbi temën e adaptimit të tbanishteve në viset bjeshkore, ministri Stijoviq bëri me dije se së shpejti në bashkëpunim me delegacionin e Bashkësisë Evropiane do të shpallen masat e zhvillimit të turizmit rural, ashtu që me përkrahjen e fondeve evropiane të mund të veprohet në zhvillimin e turizmit rural dhe në ndërtimin e objekteve përkatëse.
Është vënë në pah edhe futja e kompensimeve për dëmet në qeverisjet bujqësore në sektorin e blegtorisë përmes agrobuxhetit të ri, që më herët nuk ka qenë e mundshme.
Pas bisedës me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, ministri Stijoviq është takuar me përfaqësuesit e qytetarëve të interesuar, për shkak të problemeve në shfrytëzimin e pyjeve në territorin e Komunës së Plavës, me rastin e shqyrtimit të zgjidhjes së kontekstit në mes të qytetarëve dhe koncesionerit “Pelengić Triade” dhe ndarjes së nëntë, është lajmëruar formimi i komisionit i cili do të del në terren dhe do të vërtetojë gjendjen e vërtetë për t’i sjellë masat dhe vendimet e mëtejme në raport me të dhënat e fituara. Komisioni do të formohet nga ana e Ministrisë, Shërbimeve kompetente inspektive dhe Komunës së Plavës.
Në Komunën e Gucisë, ministrin Stijoviq e priti dhe i uroi mirëseardhje kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, me bashkëpunëtorë, sekretarin për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq, dhe këshillëdhënësin për bujqësi, Sefedin Dedushaj, me ç’rast atë e ka njoftuar me aktivitetet e filluara dhe të planifikuara të projekteve nga lëmi i bujqësisë dhe ekonomisë së ujërave. Kryetarja Çekiq ka theksuar rëndësinë e bujqësisë si degë zhvillimore e Komunës së Gucisë, si dhe potencialet me të cilat disponojnë. Po ashtu, ministrin e ka njoftuar edhe me problemet dhe nxitjet me të cilat ballafaqohen bujqit.
Ministri Stijoviq ka shprehur gatishmërinë për ndihmë dhe përkrahje në realizimin e projekteve të planifikuara dhe propozuara. Ai po ashtu ka parafytyruar mundësitë dhe masat e përshtatshme të mbështetjes dhe përkrahjes së bujqve lokal të cilat janë planifikuar me agrobuxhet. Në takim është biseduar edhe për mundësinë dhe nevojën e ofrimit të shërbimeve këshillëdhënëse nga ana e ministrisë në bashkëpunim me komunën, të cilat do të ndihmonin bujqit lokal me rastin e aplikimit për përkrahje dhe ndihmë dhe të granteve nga ftesat e shpallura dhe projektet.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat