Kjo shoqatë gjatë gjithë këtyre viteve ka mbështetur financiarisht pandërprerë të sëmurët e të varfrit dhe gjithashtu duke bursuar një numër të madh studentësh nga Malësia. Kjo shoqatë ka investuar në ndërtimin e objekteve të ndryshme për nevojat e popullit në vendin tone, ndihmuan në ndërtim të infrastrukturës rrugore, në ndërtimin e funeralit të Malësisë si dhe kontribuuan shumë në investime të tjera humane, njerëzore dhe kombëtare
Tuz- Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në New York, ka bursuar edhe këtë vit akademik 47 studentë malësorë, përkatësisht 35 studentë të cilët studimet i ndjekin brenda vendit dhe 12 të cilët studimet i ndjekin nëpër universitete në degë të ndryshme në rajon, me një sasi totale të të hollave prej 36 mijë e 500 dollarë amerikanë.
Ceremonia e ndarjes së bursave për vitin akademik 2017/18 u organizua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ku morën pjesë studentët fitues të bursës së sivjetme të cilët në emër të shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe”, i ka përshëndetur bashkëpunëtori dhe koordinatori për pranimin dhe dorëzimin e mjeteve financiare i autorizuar nga kjo shoqatë, Agron Berishaj, i cili duke i përgëzuar studentët fitues të bursës, shpalosi një historik të shoqatës në fjalë, duke treguar për kontributin e saj human të dhënë për vendlindje në sektorë të ndryshëm qe 25 vjet në kontinuitet.
t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore