Tuz- Në kuadër të manifestimit “Vera kulturore e Podgoricës”, në QKI “Malësia” është hapur ekspozita individuale me punime, skulptura dhe mozaikë i piktorit nga Podgorica, Zharko Gllavatoviq, si rezultat i punës së tij hulumtuese mbi dhjetëvjeçare me skulptura e punime në dru dhe peizazhe të ndryshme me portrete njerëzish dhe kafshësh të punuar me gurë.
Ekspozitën në fjalë e ka hapur piktori malazez, Petar Vujosheviq i cili e vlerësoi lart krijimtarinë artistike të z. Gllavatoviq, duke e konsideruar atë si një artist me një mjeshtëri të veçantë mozaiku. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore