Deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi

Midis kapetanive të Principatës së Malit të Zi ishte edhe Kapetania e Krajës, ku bënin pjesë vetëm fshatrat e saj të pushtuara nga Mali i Zi (Qyrjani, Martiqi, Kështenja, Boboshti, Sjerçi), të gjitha me popullsi etnike shqiptare të besimit mysliman. Krajanët e këtyre fshatrave, sigurisht me miratimin e autoriteteve malazeze, zgjodhën për deputet vendësin e tyre, Adem Brahimin (Koliq), siç duket për faktin se në Krajë nuk kishte as malazezë autoktonë, as të vendosur aty pas pushtimit, si dhe për faktin tjetër se ai ishte nga një familje krajane, me “burra të rrahun e të shetitun” (Anton Harapi), kryesisht në Stamboll, ku kishte shkuar për të punuar edhe babai i tij, Brahim Ademi, i cili kontribuoi shumë për përmirësimin e jetesës të familjes së tij në Krajë

Hajrullah Hajdari

Parlamenti i parë i Malit të Zi u konstituua në Cetinë (seli e principatës malazeze), më 31 tetor 1906. Në fillimet e tij ai kishte 76 deputetë, njëri prej të cilëve ishte edhe Adem Brahimi, shqiptar (shqipfolës) nga Kraja. Më pas, për parlamenin malazez u zgjodhën edhe deputetë të tjerë të tillë. Fillimisht, ai identifikohet si “Adem Ibrahim”, ndërsa më pas, si “Adem Koliq”, duke iu ndryshuar mbiemri, sipas vendlindjes së tij, Kolecit, emrit të lagjes në fshatin e Kështenjës, me prejardhje nga emri i të parit të këtij vendbanimi (që quhej Kolë), i cili ishte nga Aliajt e Kastratit, vendosur këtu, shumë kohë më parë. Mbiemrin e ri administrata malazeze e sllavizoi, duke i shtuar prapashtesën “iq”.
Mbështetur në Kushtetutën për Principatën e Malit të Zi (1905) dhe në Ligjin për zgjedhjen e deputetëve popullorë (1906), zgjedhjet e para parlamentare në territorin e kësaj principate u realizuan më 27 shtator 1906. Siç shkruan Jovan D. Markush, deputetët popullorë, të dalë nga këto zgjedhje, ndaheshin në tri kategori: për qytete (6 deputetë), për kapetani (56) dhe sipas pozitës (12 sish). Midis tyre bënin pjesë edhe deputetët e zgjedhur në zonat shqiptare, të aneksuara nga Mali i Zi, si pasojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878). Kështu, deputet për qytetin e Ulqinit u zgjodh serdari Savo Pllamenac, ndërsa për kapetaninë e këtij qyteti – Savo Gjurashkoviq; për qytetin e Tivarit – Marko Petroviq Njegosh, ndërsa për kapetaninë e tij – Gavrillo Ceroviq; për kapetaninë e Shestanit – Llazar Jovoviq (të gjithë malazezë, “nashkeli”). Duhet theksuar se të gjithë banorët në Principatën e Malit të Zi dhe në sistemet e tjera shtetërore në këtë vend (deri në regjistrimin e popullsisë në vitin 1948), zyrtarisht, konsideroheshin malazezë (ortodoksë, katolikë ose myslimanë).

Familja e tij shquhej për emër të mirë dhe ishte e respektuar. Gjithashtu, edhe ai ishte një krajan i urtë, bujar e tregtar (“trgovac”, siç paraqitet në listën e deputetëve). Në fotografinë e përbashkët të deputetëve të mbledhjes së parë konstituive, bie në sy një burrë ndenjur këmbëkryq me veshje tradicionale shqiptare dhe me qeleshe të bardhë të shtypur. Ka të ngjarë se këtu kemi të bëjmë pikërisht me deputetin Adem Brahimi


Midis kapetanive të Principatës së Malit të Zi ishte edhe Kapetania e Krajës, ku bënin pjesë vetëm fshatrat e saj të pushtuara nga Mali i Zi (Qyrjani, Martiqi, Kështenja, Boboshti, Sjerçi), të gjitha me popullsi etnike shqiptare të besimit mysliman. Krajanët e këtyre fshatrave, sigurisht me miratimin e autoriteteve malazeze, zgjodhën për deputet vendësin e tyre, Adem Brahimin (Koliq), siç duket për faktin se në Krajë nuk kishte as malazezë autoktonë, as të vendosur aty pas pushtimit, si dhe për faktin tjetër se ai ishte nga një familje krajane, me “burra të rrahun e të shetitun” (Anton Harapi), kryesisht në Stamboll, ku kishte shkuar për të punuar edhe babai i tij, Brahim Ademi, i cili kontribuoi shumë për përmirësimin e jetesës të familjes së tij në Krajë. Pas disa vitesh qëndrimi e pune në Stamboll, atë e syrgjynosen autoritetet osmane, e mbytën dhe e hodhën në det. Arsyeja, nuk dihet. Nga ana tjetër, axha i tij, Veli Ademi (stërgjyshi im, H.K), bashkë me krajanë të tjerë, në pamundësi për t’u rezistuar pushtuesve malazezë, strehohen në Shkodër. Ndër të tjera, ai ishte nënshkruesi i parë i peticionit dërguar konsullit të Anglisë (Gren) në Shkodër (7 tetor 1878), përmes të cilit e njoftojnë atë për pushtimin e shkatërrimin e fshatrave dhe djegien e shtëpive të tyre në Krajë nga Mali i Zi, për gjendjen e mjerueshme si muhaxhirë në Shkodër, për mallin e madh për vendlindjen e tyre dhe dëshirën për t’u kthyer atje.

Në vitin 1910, atë e dokoroi Krajl Nikolla me Urdhrin e Princit Danillo I, grada e pestë. Kjo ishte dekorata më e ulët e Princit Danillo I, që ndoshta dëshmon për kontributin modest të tij, si deputet


Në këto rrethana lindi dhe u edukua edhe deputeti i ardhshëm Adem Brahimi. Familja e tij shquhej për emër të mirë dhe ishte e respektuar. Gjithashtu, edhe ai ishte një krajan i urtë, bujar e tregtar (“trgovac”, siç paraqitet në listën e deputetëve). Në fotografinë e përbashkët të deputetëve të mbledhjes së parë konstituive, bie në sy një burrë ndenjur këmbëkryq me veshje tradicionale shqiptare dhe me qeleshe të bardhë të shtypur. Ka të ngjarë se këtu kemi të bëjmë pikërisht me deputetin Adem Brahimi. Në vitin 1910, atë e dokoroi Krajl Nikolla me Urdhrin e Princit Danillo I, grada e pestë. Kjo ishte dekorata më e ulët e Princit Danillo I, që ndoshta dëshmon për kontributin modest të tij, si deputet. Adem Brahimi, as të afërmit e tij, nuk patën ndonjë aktivitet tjetër shoqëror-politik, me përjashtim të kaçakut anti-jugosllav, Smajl Isufit (zyrtarisht, Koliq), të cilin forcat jugosllave e vranë pranë fshatit të Skjesë, duke kaluar kufirin shqiptaro-jugosllav, nga Shkodra për në Krajë, siç dëshmon edhe kënga popullore: “N’ate anen o pej ujit / Thanë se u vra Smajl’i Isufit / Kush të vrau o Smajl daija / Me ka vra Jugosllavia…”
Eshtrat e Adem Brahimit prehen në varrezat e Kështenjës në Krajë.

Të fundit

më të lexuarat