Hartimi dhe menaxhimi i projekteve të Bashkimit Evropian

Plavë – Javën e kaluar në Plavë, është mbajtur punëtoria për hartimin dhe menaxhimin me projektet e Bashkimit Evropian, e cila ka zgjatur tri ditë.
Punëtoria në fjalë është e para nga dy modulet e stërvitjes, e mbajtur në organizim të Komunës së Plavës dhe Drejtorisë për kuadro të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi, e në bashkëpunim me rrjetin e projekt-menaxherëve.
Në stërvitje ishin të pranishëm pjesëmarrësit e deleguar nga komunat e Plavës, Gucisë, Andrijevicës e Petnjicës, të organizatave komunale dhe të ndërmarrjeve, të cilat pas përfundimit të modulit të dytë nga Drejtoria për kuadro do të marrin certifikatat përkatëse.
Pjesën profesionale të stërvitjes e kanë menaxhuar anëtarët e rrjetit të projekt-menaxherëve Jellena Vuçetiq dhe Simona Boshkoviq, me mbështetje teknike të menaxherit të Komunës së Plavës, Merdin Purishiq, i cili po ashtu është anëtar i rrjetit të projekt-menaxherëve.
Moduli i dytë i punëtorisë stërvitëse, po ashtu do të mbahet në Plavë prej 9-11 qershor të vitit 2021.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat