Guci – Në kuadër të programit “Qytetet pa mbeturina”, në Guci më 29 shtator 2023, është organizuar Konferenca përfundimtare “Gusinje Zero Waste”.
Komuna e Gucisë dhe SHPK “Veprimtaritë komunale” e Gucisë në bashkëpunim me “Zero Waste Montenegro” dhe Agjencinë e rregullt zhvillimore për Bjellasicë, Komove (Kome) dhe Bjeshkë të Nemuna, para dy vjetësh ka filluar projektin “Gusinje (Gucia) Zero Waste”. Projekti në fjalë pak ditë më parë ka përfunduar dhe finalizuar, ndërsa e ka financuar Bashkimi Evropian përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Mbi suksesin e projektit kanë folur nëpunësja e projektit në Agjencinë zhvillimore rajonale për Bjellasice, Komove (Kome) dhe Bjeshkë të Nemuna, zonja Snezhana Masllovariq-Zeçeviq dhe drejtori ekzekutiv i SHPK “Veprimtaritë komunale” e Gucisë, zotëriu Demir Bajroviq.
“Në Guci është formuar këshilli konsultativ Zero Waste i përbërë nga njerëzit lokalë (vendorë) të cilët merren me veprimtari publike. Janë zbatuar anketat dhe analizat detaje të mbeturinave të mbledhura nga amvisëritë, si dhe janë mbajtur punëtori edukative si për fëmijë, po ashtu edhe për të rritur”, ka konfirmuar zonja Masllovariq-Zeçeviq dhe në vazhdim ka shtuar se janë blerë dhe dorëzuar ca kompresorë, si dhe fakti se qytetarët janë ushtruar (stërvitur) për kompostirim.
Në vazhdë është dorëzimi i kovave dhe qeseve për ndarje të llojeve të ndryshme të mbeturinave.
Projekti do të vendosë sistemin e mbledhjes së mbeturinave (hedhurinave) prej derës në derë në pesë fraksione të ndryshme, kompostirimin dhe pajisjen e qendrës për përtëritjen e materialit. Qytetarëve bashkë me kova u është dorëzuar edhe një vistër materialesh për implementim më të mirë të Zero Waste konceptit.
Drejtori ekzekutiv i SHPK “Veprimtaritë komunale”, Demir Bajroviq, ka falënderuar Komunën e Gucisë, e cila përveç kësaj, për nevojat e asaj shoqërie ka zbatuar edhe një sërë projektesh të tjera të cilat dukshëm avancojnë kapacitetet teknike.
“Ky është rast të përkujtojmë opinionin dhe edhe njëherë të falënderoj Komunën e Gucisë e cila me NKP ‘VRELLA’ nga Sjenica, përmes projektit ‘Menaxhimi i qëndrueshëm me mbeturina – Bins’ ka blerë automjetin për transportimin e plehrave (BMC) si dhe makinën e specializuar për punë – KOMBINIRKËN përmes projektit ‘POPOS’ të cilin e ka financuar Ambasada e Japonisë”.
Në ditët e ardhshme Ndërmarrja komunale do të fitojë objektin adekuat për deponim dhe trajtim të mbeturinave të mbledhura.
“Bashkë me qytetarët tanë do të jemi shembull i mjedisit i cili në mënyrë të veçantë do të trajtojë mbeturinat sikurse qytetet evropiane. Interesimi dhe kënaqësia e bashkëqytetarëve tanë janë tregues (indikator) se jemi në rrugë të mirë”, ka konkluduar drejtori Bajroviq.
Në fund të Konferencës, janë dorëzuar trimerët si shpërblime simbolike për vetëqeverisjen lokale, Qendrën për kulturë të Gucisë, Organizatën turistike të Gucisë, SHPK “Veprimtaritë komunale” e Gucisë, përfaqësuesve të institucioneve fetare – Mexhlisit të Bashkësisë islame të Gucisë, përfaqësuesve të kishave ortodokse e katolike, Shkollës fillore dhe Kopshtit të fëmijëve në Guci, me qëllim të promovimit më të mirë dhe motivimit të banorëve të aplikojnë dhe të pranojnë konceptin e ri.
Shaban Hasangjekaj