Tuz – Ambasadorja e Italisë në Mal të Zi, Andreina Marsela është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nga nënkryetari, Lindon Gjelaj dhe nga kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj.
Siç njoftohet nga Komuna e Tuzit, ambasadorja e Italisë në Mal të Zi, Andreina Marsela është njoftuar nga kryetari Gjeloshaj mbi të gjitha projektet zhvillimore që Komuna e Tuzit i ka realizuar në të kaluarën, por edhe mbi ato të cilat priten të jetësohen në vazhdim.
“Ambasadorja shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, theksohet në këtë njoftim.
Kjo është vizita e parë zyrtare që ambasadorja e Italisë në Mal të Zi, Andreina Marsela zhvillon në Komunën e Tuzit.
t. u.