Ganiu i vogël

Gani Karamanaga

Rrëfimi I:
Emri

-Si e ke emrin ti?
-Si gjyshi.
-Po gjyshi si e ka emrin
-Si unë.
-Ti e gjyshi si e keni emrin?
-Njësoj.

Rrëfimi II:
Luftëtari

Ishim me bashkëshorten në Qendrën për rehabilitim në Igallo. Miniri, djali jonë i dytë na lajmëroi se ka filluar lindja e bashkëshortes së tij e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënësisë. Menjëherë kontaktova me prof. Snezhana Raspopoviq, kryeshefen e repartit të maternitetit në Qendrën Spitalore të Podgoricës. Gjithashtu edhe dr. Milan Roloviqi thirri kolegun e tij në Maternitetin e Podgoricës dr. Sasha Raiçeviqin i cili ishte kujdestar atë ditë në maternitet.
Lindja kishte filluar para kohës. Kaloi një ditë. Herët ,më 31 korrik thirri nusja Zuhra e cila na lajmëroi që ka lindur djalë . U nisa për Podgoricë.
Me ndihmesën e dr. Miodrag Radunoviqit (ish-ministër i Shëndetësisë i Malit të Zi) kontaktova në maternitet me Profesoreshën Raspopoviq dhe tri neonatologe. Lindjen e kishte udhëhequr dr. Azra Begoviq.
I porsalinduri, pas 4 orësh kishte vështirësi me frymëmarrje. Ishte në gjendjen e cila në gjuhën latine quhet Distres Syndrome.
Me përcjelljen e dy infermiereve në inkubator, e transportuan në Institutin për Sëmundjet e Fëmijëve , reparti për neonatologji. Atje na pritën dr. Danojla Dakiq, drejtoresha e Institutit, dr. Lidija Banjac, dr. Rada Rudanoviq .Këtyre iu bashkua edhe dr. Lubinka Dragash.
Djali Miniri priti në korridor, unë në dhomën e mjekëve të repartit. Kaluan 40 minuta, doli drejtoresha Dakiq dhe tha:
“i porsalinduri është në gjendje të rëndë, duhet të pritet 72 orë. Ka shpresë për jetën e tij…përveç terapisë tjetër i kemi dhënë edhe surfaktant të cilin alveolat në këtë fazë zhvillimi të fetusit nuk e prodhojnë…”.
Surfaktanti është materie molekulare e cila mbulon brendinë e alveolave dhe të disa rrugëve të vogla të frymëmarrjes. Roli i tij është që mushkëritë të mbeten të ajrosura dhe të mos mbushen me likuid (ujë).
I porsalinduri ishte ndërmjet dy botëve, luftonte për jetë.
Edhe kështu kaluan tri ditë dhe djali i vogël mbeti në botën tonë…
Zoti i Madh, si edhe kujdesi i jashtëzakonshëm profesional së bashku me interesimin e veçantë të stafit mjekësor të repartit për neonatologji të Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve në Podgoricë dhe Gani (Minir) Karamanaga doli fitues.
Luftëtari.

Rrëfimi II:
Aventura e Ganiut të vogël

Një ditë Ganiu i vogël (7 vjet) pa u lajmëruar doli nga shtëpia.
Pas një kohe prindërit e tij e dalluan se nuk është në shtëpi. Prindërit dhe të gjithë komshinjtë u nisën për ta kërkuar. Pas 1 ore, babai i tij Miniri e gjeti të ulur në afërsi të xhamisë së Pashës. Kur e pyeti se ku po shkonte, Ganiu tha donte të shkonte te gjyshja vet.

Kaluan dy ditë
Komshiu Zhelko Knezheviq kur e pa se Ganiu u nis prapë tha: “Ode ovaj opet.” ( Iku ky prapë).
Gani përsëri u nis te gjyshja, por kësaj here fshehtas e ka ndjekur babai i tij.
Pas gjysmë ore Ganiu arriti te shtëpia e gjyshes në afërsi të Pazarit.
Ganiu i vogël është luftëtar, aventurier dhe guximtar.

Të fundit

më të lexuarat