Më 20 tetor 2025, në ambientet e Komunës së Tuzit u realizua një trajnim njëditor për të punësuarit në sektorin publik dhe në vetëqeverisjen lokale, në kuadër të projektit “Të dukshme, të barabarta dhe të fuqizuara”.
Temë e trajnimit ishte “Ligji, praktika dhe barazia”, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më në detaje me parimet, qëllimet dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Trajnimi u organizua nga Organizata Joqeveritare “Djeca Crne Gore” (Fëmijët e Malit të Zi), në partneritet me OJQ “Staze” dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi.
Për drejtoreshën ekzekutive të kësaj shoqate, Sabra Deçeviq, kënaqësi e veçantë ishte mirëpritja e zëvendësavokates së Popullit, Nerma Dobarxhiq, e cila, siç tha ajo, përmes një paraqitjeje tejet frymëzuese foli për mekanizmat e mbrojtjes nga diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.
t. u.
