Fundosja e vaporit

Vapori ”Bojana” qëndronte i vetmuar në afërsi të Gurit të Gjeranave. Pas disa minutash, gjuajtja nga anija luftarake italiane e fundosi vaporin. Në Molin e Port Milenës heshtje. Me lot në sy kapedani dhe detarët përcollën momentet e fundit të vaporit të tyre

Gani Karamanaga

Babai im (1897-1968) ka qenë detar. Prej fëmijërisë ka filluar të lundrojë me velanije nëpër Detin Adriatik, mandej edhe nëpër Mesdhe.
Më kujtohet kur babai thoshte: “Jeta e gjemxhisë (detarit) është e vështirë. Deti është bukë e gjak…“ Dhe vazhdonte „…inshalla asnjë prej djemëve të mijë nuk e ka rrisk që të punojë në det”. Atëherë ka qenë kohë tjetër. Lundrimi është bërë me velanije. Ulqini nuk ka pasur port dhe anijet janë strehuar në vende të tjera bregdetare, si p.sh. në Shëngjin – Shqipëri, më të voglat në Bunë ose në Tivar. Ndonjëherë edhe në gjirin e Valdanosit. Më vonë fillon detaria me anije motoristike.
Babai ynë ka punuar me anijen “Bojana”, në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Viti 1941. Kaluan dy-tre muaj. Filloi lufta. Malin e Zi e okupoi ushtria italiane. Çdo gjë ndryshoi. “Bojana“ ishte duke lundruar sipër Zallit të Madh të Ulqinit. Në afërsi të Gurit të Gjeranave, armata italiane dha sinjalin që të largohen të gjithë marinarët prej anijes. Pas largimit nga anija, ushtria italiane e mbyti anijen.
Në Molin e Port Milenës, te Kepi i Gjeranave ishin të larguar nga vapori ”Bojana” detarët e këtij vapori bashkë me kapedanin e vaporit. Prej detarëve ishin ulqinakët: Osman Shurdha, Pero Peshukiqi, Sal Hoxha, Hasan – Cano Karamanaga. Kapedani nga Boka e Kotorrit ishte më i moshuari.

Mbytja e vaporit
Vapori ”Bojana” qëndronte i vetmuar në afërsi të Gurit të Gjeranave. Pas disa minutash, gjuajtja nga anija luftarake italiane e fundosi vaporin. Në Molin e Port Milenës heshtje. Me lot në sy kapedani dhe detarët përcollën momentet e fundit të vaporit të tyre.

Biseda me kapedanin
Dy vitet e fundit para Luftës II Botërore, vapori ”Bojana” lundronte prej Bokës së Kotorrit deri në Ulqin, Bunë dhe prej Bunës deri në Virpazar. Kur vapori ”Bojana” hynte në Bunë, i zbrazte rezervuarët me ujë, të cilët ia mundësonin të lundrojë më lehtë nëpër Bunë.
Babai thoshte:

  • Atëherë ishte kohë për punë e mirë! Vijaxhat i kena pasë të shkurta, shpeshherë kemi mujt me ardhë edhe në shpi, ka qenë edhe fitesë e mirë…
    Në një bisedë i thashë kapedanit të moshuar, rreth 60 vjeçar, i cili ishte nga Zelenika, në afërsi të Herceg Novit: – Barba, e kena punën shumë mirë, fitesa isht e mjaftushme… Inshallah vazhdon k’shtu…
    Kapidani me kokë të ulur ishte në mendime.
  • Dëgjo, është shumë qetë dhe bukur, kjo gja nuk mund të vazhdojë gjatë…

Lisën Bore
Në vitin 1982 e ndërtuam shtëpinë e re në Meteriz. Kojshiu i parë ishte Sul Alush Tahiri, i cili aty kishte ardhur para disa viteve prej Lisnës, katund që gjendet në breg të Bunës.
Njëherë Sula më tha:

  • Babën tand, Cano Hoxhën dhe Osman Shurdhën i kam pasë miq të mdhenj. Në kohën para luftës vapori ”Bojana” tu lundru isht nal te Lisna. Na kena marrë prej tyre vojin e gurit, orizin, makaronat e gjana të tjera. Na i kena dhanë atyne të ”Bojanës” grunë, kallamaq, donji peshk të freskët, tamël, djath… Edhe ma vonë, mas lufte, e kena vazhdu miqsinë me babën tand dhe Osman Shurdhën.

Takimi me kapidanin
Babai ynë thoshte:

  • Në vitin 1955 punojsha me barkën ”Llubnica” nëpër Bokë të Kotorrit. Ishim në Zelenikë. Tu shku në kafe, në nji bankë ishte i ulun nji plak. Ishte ky kapidani jonë prej vaporit ”Bojana”. Tu pi kafe, kapidani më tha: – Cano, a të kujtohet çka t’kam thanë para se e fundosën ”Bojanën”?

Të fundit

më të lexuarat