Forcim i lidhjes së diasporës me vendlindjen

Manifestimi “Ditët e Diasporës” ka për qëllim promovimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore me diasporën, kurse Ulqini, si një pikë tradicionalisht e rëndësishme e këtyre lidhjeve do të jetë këtë vit një prej qyteteve nikoqire të këtij manifestimi

Ulqin – Komuna e Ulqinit dhe Ministria e Diasporës kanë nënshkruar të premten (4 korrik 2025) Memorandumin e bashkëpunimit për organizimin e manifestimit “Ditët e Diasporës”, i cili përpos Ulqinit do të organizohet këtë vit edhe në pesë komuna të tjera të Malit të Zi.
Memorandumi i bashkëpunimit ëshë firmosur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, dhe ministri i Diasporës, Mirsad Azemoviq, gjatë vizitës së tij në Ulqin.
Ata kanë nënvizuar rolin dhe kontributin e diasporës në jetën shoqërore në Malin e Zi si dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve të vendlindjes me diasporën.
Sipas tyre, me këtë memorandum hapet një kapitull i ri në afirmimin dhe valorizimin e rolit që ka diaspora.
Ministri Azemoviq ka thënë se këtë vit Ministria e Diasporës ka një koncept të ri për shënimin e Ditëve të Diasporës, që kanë për qëllim forcimin e lidhjeve të diasporës me vendlindjen.
Nga ana tjetër, kryetari Nimanbegu ka theksuar se diaspora shqiptare ndër vite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendlindje dhe këto lidhje duhet të forcohen edhe në mënyrë institucionale.
Manifestimi “Ditët e Diasporës” ka për qëllim promovimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore me diasporën, kurse Ulqini, si një pikë tradicionalisht e rëndësishme e këtyre lidhjeve do të jetë këtë vit një prej qyteteve nikoqire të këtij manifestimi.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat