Fondi përSiguriminShëndetësorka hapur filialin

Guci – Fondi për Sigurimin Shëndetësor i Malit të Zi, në Guci ka hapur filialin e vet. Me atë rast drejtori i fondit në fjalë, Dr. Vuk Kadiq, me bashkëpunëtorët e vet ka inspektuar filialin e posahapur për t’u njoftuar me kapacitetet hapësinoro-teknike dhe me kushtet e punës së të punësuarve, thuhet në komunikatën e Fondit për Sigurimin Shëndetësor.
“Hapja e këtij filiali paraqet hap të rëndësishëm kah avancimi i mëtejm i afërsisë dhe përshtatjes së shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të përkrahjes së administratës lokale.
Tani rreth 3.500 të siguruar nga kjo trevë do të kenë mundësi të realizojnë të drejtën në mbrojtjen shëndetësore në vendbanimin e vet në vend që të udhëtojnë 11 kilometra deri në Plavë, siç ka qenë rast deri më tani”, thuhet në komunikatën e Fondit për Sigurimin Shëndetësor të Malit të Zi.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat