Plavë/Guci – Komunat e Plavës dhe Gucisë, më 27 qershor 2024, firmosën Memorandumin mbi Bashkëpunimin Reciprok me motivacion në realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemeve të ndara të kanalizimit për mbledhjen dhe kullimin e ujërave të mbetura fekale për komunat e Plavës dhe Gucisë, dhe ndërtimi i impiantit (instalimit) të përbashkët për pastrimin e ujërave të mbetura”.
Ky hap i rëndësishëm ka për qëllim avancimin e infrastrukturës komunale në këto komuna, me këtë duke kontribuar mbrojtjes më të mirë të mjedisit jetësor të qytetarëve. Projekti nënkupton ndërtimin e sistemeve moderne të kanalizimit të cilët do të mundësojnë grumbullimin (mbledhjen) më efikase dhe kullimin e ujërave të mbetura në vendet e banuara, si dhe në të dy anët e Liqenit të Plavës, me çka zvogëlohet rreziku prej ndotjes së resurseve lokale të ujërave, thuhet në tekstin e Memorandumit të firmosur nga komunat e Plavës dhe Gucisë.
Shaban Hasangjekaj